Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të bëj bashkim familjar në Greqi?

– Dua të di se cilat janë kriteret që duhet të përmbush unë për bashkim familjar me bashkëshortin që kam në Greqi? Ai i ka dokumentet në rregull dhe ne kemi edhe një fëmijë së bashku. Tani kemi dëgjuar për këtë ligjin e ri, por nuk di si të veproj. A mund ta bëj aplikimin? Punoj, por në të zezë në Greqi. Pres një përgjigje nga ju. Faleminderit.
Fatos Malaj: – E nderuar zonjë, Ministria e Brendshme ka publikuar një vendim lidhur me përcaktimin e kushteve që nevojitet të përmbushen nga aplikantët e bashkimit familjar. Vendimi, i nxjerrë në fund të 2014-s, pra, 6 muaj pas miratimit të Kodit të Emigracionit, parashikon edhe kushte të reja, që më parë nuk ishin përfshirë, si njohja e gjuhës greke nga personi përfitues. I gjithë vendimi, me titull “Përcaktimi i kritereve që nevojiten gjatë shqyrtimit të aplikimeve për bashkim familjar”, vijon më poshtë: Si kritere integrimi, gjatë shqyrtimit të aplikimeve për bashkimin familjar, konsiderohen: a) Hyrja e ligjshme në Greqi. b) Koha e qëndrimit në Greqi (Koha e qëndrimit në Greqi përllogaritet pas verifikimit të pasaportës, ndërsa mund të merren parasysh edhe dokumente të tjera të kohës së vërtetuar). c) Përpjekja për të legalizuar qëndrimin e paligjshëm (Kjo përpjekje vërtetohet nga dokumentimi i kërkesës për t’u përfshirë në një procedurë legalizimit. d) Karakteristika të veçanta të personit, si mosha, veprimtaria profesionale, niveli i arsimimit. e) Njohje e mjaftueshme e gjuhës greke. f) Lindja e një fëmije në Greqi. g) Studimi i një fëmije në shkollë greke. h) Karakteri dhe qëndrueshmëria e lidhjeve familjare të personit, ekzistenca e lidhjeve të relaksuara familjare, kulturore dhe shoqërore me vendin e origjinës dhe pjesëmarrja në jetën shoqërore dhe kulturore të vendit. i) Elementë nga veprimtaria profesionale e personit kujdestar dhe nga pjesëmarrja e tij në veprimtari shoqërore që përbëjnë dëshmi të integrimit të tij normal në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit, pranim të jetës politike, ekonomike e shoqërore në Greqi dhe Europë e predispozicion të stabilizimit të përhershëm në vend. Elementë që do të vlerësohen janë gjithashtu: Njohja e gjuhës greke, studimi në shkollë greke të çfarëdo niveli, qëndrim afatgjatë i ligjshëm në vend, përmbushja e detyrimeve tatimore dhe siguruese, posedim 100 % i një pasurie të patundshme, posedim pasurie tjetër, pjesëmarrja në organizata shoqërore dhe grupime profesionale. Kriteret e mësipërme bashkëshqyrtohen për të plotësuar pamjen e përgjithshme, bazueshmërinë e kërkesës për bashkim familjar dhe konstatimin për ekzistencën e premisave thelbësore për këtë bashkim. Për miratimin e kërkesës nuk nevojitet përmbushja e tërësisë së kritereve, mirëpo vlerësohet në total imazhi i personit dhe kërkesa gjykohet në mënyrë individuale dhe mbi bazën e plotësimit të kritereve kryesore. Përmbushja e vetëm njerit prej kritereve nuk do të thotë miratimin automatikisht të kërkesës. Të ardhurat e nevojshme për bashkimin familjar mbi 25 vjeç 20 % b/shorte 15 %, fëmija 8.200 euro, 9.840, 9.430, B/shorte + fëmija 11.070. Nën moshën 25 vjeç 7.150, 8.580, 8.220. B/shorte + fëmija 9.650. Shënim: Shtesa prej 15 % për çdo fëmijë nuk nevojitet në rast se të dy bashkëshortët banojnë ligjërisht në Greqi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A përfitoj bursë ekonomike?

Next Post

Arta Bajrami: Zoti m’i ka fal këto cilësi

Advertisement