Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ergi Dini: Morfinë jam vetë...
Prej ndrojtjes, humbas njerëz të rëndësishëm
Poezia juaj...

Prej ndrojtjes, humbas njerëz të rëndësishëm

– Jam një vajzë 20 vjeçe, studente. Ndoshta edhe unë, si gjithë të rinjtë e sotëm, mund të bëj një pyetje vërtet të rëndomtë, ama më mundon shumë. Kërkoj shumë nga vetja dhe nga të tjerët. Kështu e përmbledh problemin tim. Dëshiroj shumë të njihem me njerëz të rinj, ama nuk afrohem dot, gjithmonë i shmang bisedat dhe asnjëherë nuk e hedh dot e para hapin për të filluar një bisedë me dikë. Më rëndon shumë ky fakt, sepse nganjëherë humbas njerëz vërtet të rëndësishëm nga ky karakter që kam. Më ndodh që të rastis me djem që gjithmonë ëndërroj t’i kem në krah, ndodh një flirt (herë-herë edhe s’e jap veten, vetëm për të bërë të vështirën) dhe më pas harrohet e gjitha. Nuk kaloj dot në fazën tjetër, në atë të njohjes. Ju lutem, më ndihmoni me një përgjigje se si të veproj. Theksoj se nga pamja e jashtme nuk më mungon asgjë, jam tërheqëse dhe e bukur.

Borana Marku psikologe: – E dashur vajzë, me sa kuptuam nga letra juaj, ju futeni te personat e ndrojtur të cilët e kanë shumë të vështirë të hyjnë në shoqëri me persona të tjerë dhe sidomos me meshkujt. Këtë, ju e shprehni me faktin që bëni të vështirën kur doni të afroheni me një mashkull dhe pasojat i vuani po ju, sepse mërziteni që nuk arritët të konkretizoni një shoqëri apo dhe një njohje përtej shoqërisë. Përgjithësisht, shumë të rinj të moshës tuaj e kanë këtë lloj çrregullimi, sepse kanë frikën e dështimit, frikën se mos nuk do të pëlqehen nga ana tjetër, frikën e gjykimit, frikën e lëndimit. Ata mendojnë shumë gjëra njëkohësisht dhe vendosin mure para tyre. Ndrojtja ndonjëherë është edhe gjenetike, por edhe ajo mund të kapërcehet me kalimin e kohës. Shumë persona e shfaqin ndrojtjen edhe me shenja të tilla si: Rrahje të forta të zemrës, djersitje të duarve dhe skuqje në fytyrë. Këshilla e parë që do t’ju jepja është që të frekuentoni kurse ku ka shumë jetë sociale, për shembull një kurs kërcimi, kurs pikture, kuzhine, palestër, apo diçka të cilën ju e keni pasion, por që në thelb ka të bëjë me një rreth të madh shoqëror. Vetëm në këtë mënyrë dhe duke e lënë veten të lirshme, do të dilni pak nga pak nga natyra juaj e ndrojtur. Duke frekuentuar ambiente të tilla, duke u shoqëruar me shoqe që i keni pak më të hedhura se veten, më të shkathëta e më të shoqërueshme, do të futeni pak nga pak në shoqërinë që ju kërkoni dhe do ta harroni ndrojtjen. Nuk keni pse të bëni të vështirën nëse dikush ju pëlqen. Askush nuk i do vajzat që bëjnë të fortën më shumë seç duhet; vajzat e qeshura, të shkathëta dhe të shoqërueshme tërheqin më shumë. Pse të mos jeni edhe ju e tillë? Jepini kurajo vetes dhe kohën e lirë shfrytëzojeni në ambiente ku ka shumë jetë sociale. Ju uroj fat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ergi Dini: Morfinë jam vetë...

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement