Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk mbushet dot me frymë

– Doktoreshë Mira, e kam djalin 16 vjeç dhe e shoh që ka probleme serioze me frymëmarrjen. Me thënë të drejtën, i kam bërë kura popullore dhe nuk jam konsultuar me ndonjë doktor sepse edhe kam patur frikë. Ai nuk mbushet dot me frymë. Sidomos kohët e fundit, sapo e kap gripi, përkeqësohet më shumë. Veç kësaj, shoh që ka edhe rrahje të zemrës, nga sikleti se nuk mbushet dot me frymë. Ju lutem, më jepni një informacion dhe këshillë se si mund të veproj me djalin tim.

Dr. Mira Xhixha, alergologe: – E nderuar zonjë, shqetësimi që ju paraqisni në lidhje me djalin që ka vështirësi në frymëmarrje, mund t’i përkasë një alergjie të caktuar, por gjithsesi, ju duhet t’i bëni sa më shpejt një konsultë me një mjek alergolog për ta përjashtuar këtë shkak. Shumë alergji shfaqen me marrje fryme si një shqetësim i vetëm apo edhe shoqëruar me bezdira të tjera si: Kollë, teshtima apo kullim të hundëve. Disa alergji, sidomos ato që lidhen me frymëmarrjen dhe me kollën, mund të paraprihen nga një gjendje gripale, qoftë edhe për herë të parë.

– Prandaj për të qenë më të sigurt, ju duhet t’i bëni patjetër një konsultë me një mjek alergolog, duke parë natyrën e marrjes së frymës, që të përjashtonte apo konfirmonte një shkak alergjie për gjendjen e tij. Sa më shpejt, aq më mirë është. Ju falënderoj për letrën dhe i uroj shërim të shpejtë djalit tuaj.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sa minuta kalojmë në internet gjatë një dite pune?

Next Post

Poezia juaj...

Advertisement