Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Lediana: Në X Factor, arrita atë që desha

Ajo, pa dyshim ka stilin e saj, zërin e saj, talentin e saj, origjinalitetin e saj; gjithë çfarë i duhet për të qenë një yll i skenës. Sigurisht, rruga që ka përpara është e gjatë dhe e lodhshme, por nuk mund të mos besosh në të ardhmen e Ledianës, të paktën me aq sa ajo na ka treguar në skenën e X Factor dhe me aq sa na tregon në këtë intervistë, ku e shfaq veten thjesht dhe në mënyrën më të sinqertë…

Besarta Luga: – Lediana, si ndihesh kur ngjitesh për herë të parë në skenën e X Factor?
Lediana Matoshi: – Emocioni është i papërshkrueshëm… Ngjitja për herë të parë në atë skenë, është një hap gjigand për mua…
– Po hera e fundit si konkurrente në këtë skenë, ç’ndjesi të la?
– Jam shumë e sinqertë kur ju them se hera e fundit më la ndjesinë e fitueses, sepse në X factor askush nuk humbet. Aty, vetëm fitohet!
– Kur të pyeta pak më parë, e theksova “si konkurrente”, pasi jam e sigurtë se ti do ta vazhdosh rrugën e muzikës… Është vërtet kështu?
– Sigurisht që do ta vazhdoj rrugën e muzikës dhe shpresoj të jetë një rrugë e gjatë dhe e ndritur.
– Konkretisht, si e mendon të ardhmen tënde?
– Epo, nuk mund të them ende se si e mendoj sepse nuk kam ende një ide të qartë. Mund të them vetëm se shpresoj që e ardhmja ime në muzikë të jetë siç e kam ëndërruar.
– Aktualisht, cili është hapi tjetër që mendon të hedhësh? Po këtë, e ke menduar tashmë?
– Mendoj se është ende herët për mua të flas për hapat e tjerë që do të hedh. Diçka që mund ta them që tani është se do të mundohem që këta hapa të jenë hapa të sigurt, që do më çojnë në plotësimin e ëndrrave të mia.
– A ka ndryshuar jeta jote tani?
– Pa diskutim që jeta ime ka ndryshuar që në momentin e parë që jam ngjitur në skenën e X Factor. Sigurisht, ka qenë një ndryshim për mirë sepse tani e ndjej veten vërtet artiste me përvojë.
– Kanë kaluar tashmë shumë javë në këtë skenë dhe duke marrë këtë përvojë për të cilën sapo më fole, mund të më thuash se cili ishte faktori yt X?
– Faktori im X besoj se ishte stili im i shumëpërfolur.
– Po performanca, që e ke ndjerë më shumë?
– Performanca ime e preferuar ishte ajo e fundit sepse e kam ndjerë në çdo fjalë e në çdo strofë atë këngë dhe sepse është performanca që më ka mbetur më së shumti në mendje.
– Më thuaj, cili është këngëtari me të cilin e dëshiron më shumë një duet?
– Pa dyshim, Dafina Zeqiri sepse është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe sepse ka qenë gjithmonë shembulli që unë kam ndjekur.
– T’i bëjmë një thirrje nëpërmjet kësaj interviste, si thua?
– Oh, kjo do të ishte një ëndërr, përfundimisht!

Juria, sipas Ledianës
Pandi
Pandi është një artist i mrekullueshëm që merret me talente si ne. Unë kam pasur kënaqësinë të punoj afër një artisti të tillë.
Miriami
Miriami është mentorja më e mirë që mund të ekzistojë dhe një artiste e kompletur në të gjitha aspektet. Ishte shumë e përkushtuar ndaj nesh dhe na bënte gjithmonë të ndiheshim mirë.
Bleona
Bleona është e bukur, e dashur dhe një artiste e mrekullueshme, e cila më ka ndenjur afër deri në fund.
Albani
Albani është një ndër artistët më të talentuar shqiptarë dhe në X Factor ne zbuluam një Alban mjaft të afërt, pozitiv e një njeri të përkushtuar në maksimum.

Advertisement

Miq apo rivalë?
– Ju shohim në skenë, por jemi shumë kuriozë të dimë… Në realitet, ju pjesëmarrësit e X Factor jeni më shumë miq apo rivalë?
– Ne ishim dhe do të jemi miq shumë të mirë. Rivaliteti ishte një gjë që as nuk e çonim ndonjëherë ndërmend.
– Cili është personi që ke ndjerë më afër mes konkurrentëve?
– Në fakt, me të gjithë kam qenë mjaft e afërt, por grupet X roads dhe Brunetts kanë qenë familja që unë gjeta në X Factor. Tani që nuk jam më me ta, ua ndjej mungesën jashtëzakonisht shumë.
– Si mund të ma përshkruash të përditshmen tuaj mes provave dhe kalimit të kohës së bashku?
– Dita në fakt ishtë shumë e ngarkuar nga provat, por gjithmonë e gjenim kohën për njëri-tjetrin dhe për të kaluar momente që janë të ngulitura tashmë në mendjen dhe në zemrën time.
– A mendon se nuk meritoje të dilje ti këtë të hënë?
– Unë në X Factor kam shkuar me pretendimin e vetëm që të marr eksperiencë dhe që të jem e kënaqur me veten. Përderisa i kam arritur objektivat e mia, jam e kënaqur edhe deri këtu ku arrita.
– Kush mendon se duhet të qëndrojë deri në finale të X Factor dhe kush duhet të fitojë sivjet?
– Konkurrenca është mjaft e fortë dhe është mjaft e vështirë ta mendosh kush mund të jenë finalistët ose kush mund ta fitojë.
– Cili është konkurrenti që duhet të ishte eleminuar para teje?
– As nuk e mendoj fare se dikush duhej të eleminohej para meje, përkundrazi, u uroj fat të gjithëve.
– Po ai që është eleminuar, por duhet të ishte akoma në konkurrim?
– Të gjithë e meritojnë të shkojnë sa më larg, por besoj se konkurrentët e meritojnë të jenë këtu ku janë sepse që të gjithë janë të talentuar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezia juaj...

Next Post

A mund ta rihap dyqanin, edhe pse nuk kam paguar taksat?

Advertisement