Kur je fytyrë publike, është thuajse e pamundur të mbash larg vëmendjes edhe anëtarët e familjes, pavarësisht dëshirës së këtyre të fundit për të mos u përfshirë në jetën publike. Por ky është një rast që bën përjashtim, pasi kemi Dafinën që prezanton motrën, Tringën, ndërkohë që motra tjetër e Dafinës është Besa, një modele e njohur tashmë, e cila ka qenë imazh publicitar i disa kompanive. Por, këtë herë, Dafina ka vënë në fokus Tringën. “I love my sister Tringa”, shkruan këngëtarja përbri fotos. Do të habiteshim nëse do të thoshe të kundërtën, Dafina!