Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam dhimbje dhe hemorragji

– Doktoreshë, kur bëj ujin e trashë, anusi më dhemb dhe më del gjak. Kjo gjë vazhdon për disa ditë ose javë. Më pas, nuk përsëritet për ca kohë dhe fillon përsëri. Gjaku nuk është i përzier me feçe. Ju lutem të më thoni çfarë kam, çfarë ushqimesh ose ilaçesh duhet të përdor? Theksoj se, kur ndodh kjo gjë, nuk kam shqetësime të tjera. Ju lutem më ktheni përgjigje sepse vërtet jam e shqetësuar. Nuk kam bërë asnjë lloj vizite se, me thënë të drejtën, më vjen pak turp të shkoj të vizitohem.

Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe:  – Së pari, do t’ju thoja që nuk është aspak turp të vizitoheni dhe të interesoheni për shëndetin tuaj. Dhimbjet e anusit gjatë jashtëqitjes kanë të bëjnë më shpesh me problemin e hemorroideve (zgjerime venoze të vazave të gjakut) ose të fisurës anale (që nënkupton një çarje të kanalit anal). Shkaku i këtyre problemeve mund të jetë kapsllëku i zgjatur, mund të jetë genetik ose të ketë lidhje me regjimin higjieno-dietik.

– Ju duhet të keni kujdes me ushqimet e thata, pikante dhe alkoolin, për ata që e përdorin. Për ju, unë kam këto rekomandime: 1. Konsumoni ushqime të lëngshme, me zarzavate, sallatra e fruta dhe pini 2-3 litra ujë në ditë. 2. Aktualisht, mund të merrni ndonjë pomadë antihemorroidale. Së fundi, duhet të bëni një RMS (rektomanoskopi), që e sheh më qartë problemin tuaj. Sa më shpejt ta bëni viziten te mjeku dhe analizat e nevojshme, aq më mirë do të jetë për ju.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë të bëj që të shërohet?

Next Post

Ju pyesni mjeku këshillon...

Advertisement