Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 18maj-24 maj

Dashi
Këtë javë, miqtë do të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj, njëkohësisht pozitiv dhe negativ. Do të zemëroheni me një shok/shoqe dhe kjo do t’ju lëndojë në shpirt, ndërkohë që një tjetër do t’ju ofrojë mbështetjen dhe do t’ju ngrejë humorin. Ju do të keni ndjesinë se nuk kuptoni gjë nga marrëdhëniet shoqërore; njerëzit që ju pëlqenin ju kthejnë shpinën dhe të tjerë që i njihnit pak, ju qëndrojnë afër. Në dashuri, jeni të qetë, megjithëse nuk jeni shumë dakord me partnerin/en. Këtë e bëni sepse doni që gjërat të shkojnë mirë mes jush.

Demi
Marsi lë shenjën e Demit dhe humori juaj nuk do të jetë më aq i ndryshueshëm, kështu që do të ndiheni mirë me njerëzit që ju rrethojnë. Ju nuk nervozoheni më për semaforin që mezi hapet, ruani gjakftohtësinë kur ju shtojnë punët, dëgjoni partnerin/en kur ankohet për problemet e tij/saj pa iu dridhur qerpiku… asgjë nuk e thyen optimizmin tuaj. Do të harxhoni pak si shumë, por nuk do të shqetësoheni, sepse keni dëshirë t’i bëni qejfin vetes. Nëse jeni vetëm, do t’ju prezantojnë me një partner/e potencial.

Binjakët
Marsi dhe Mërkuri janë në shenjën e Binjakëve, ju jeni në formë fizikisht dhe intelektualisht, jeni gjithnjë në lëvizje dhe me ritme të shpejta, aq sa të tjerët e kanë të vështirë t’ju ndjekin. Nëse keni dëshirë të bëni fizkulturë, të ecni, të notoni, të lëvizni, me një fjalë, ju inkurajojmë ta bëni, përndryshe do të ndjeheni shumë të tendosur. Në dashuri keni dëshirë të bëni shaka, të ngacmoni tjetrin. Kujdes se mos lëndoni egon e tij/saj; merreni shtruar. Në punë jeni shumë të hallakatur, përpiqeni të ruani drejtimin, por e keni shumë të vështirë.

Advertisement

Gaforrja
Afërdita është në shenjën tuaj, kështu që do të kujdeseni më shumë për veten. Do të bëni sport, do të ndiqni një mënyrë të ushqyeri të ekuilibruar, do të vishni rroba që ju shkojnë. Nëse jeni vetëm, mund të takoni një person shumë të sjellshëm dhe simpatik/e që do t’ju marrë mendjen dhe do të keni frikë mos e humbisni pa filluar mirë lidhja. Kërkojini këshillë një shoku/shoqeje që do t’ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura. Në çift, do të ndjeheni më të afërt dhe do të ndjeni se tjetri/a ka nevojë për praninë tuaj. Mos e refuzoni, ai/ajo mund të ndjehet shumë i/e lënduar dhe t’i pritet hovi edhe për herët e tjera.

Luani
Një javë e bukur ju pret. Mbase keni vendosur të bëni ca pushime të vogla dhe të përfitoni sa më shumë nga jeta. Ju pret një shumëllojshmëri aktivitetesh artistike, sportive, shoqërore… Ju i pranoni të gjitha dhe zbaviteni. Një ndikim dashuror apo miqësor shpjegon hapjen tuaj. Bëni kujdes me shpinën, mos mbani gjëra të rënda. Ju po kaloni një periudhë të mirë dhe nuk doni ta prishni duke bërë budallallëqe. Në dashuri jeni të relaksuar dhe, megjithëse partneri/ja është i/e kursyer me ju, përsëri ndjeheni mirë.

Virgjëresha
Neptuni ka lënë shenjën e tij dhe ju do të ndjeheni mirë menjëherë, më të relaksuar dhe të lehtë. Do të hiqni dorë nga gjërat që nuk janë të rëndësishme dhe do të fitoni rehatinë, bile do të rigjeni një anë fëmijërore tuajën. Një shok/shoqe ju bën një deklaratë afërsie që nuk e prisnit. Nëse jeni në çift, keni dëshirë për më shumë hapësirë apo kohë, por nuk dini si t’ia thoni tjetrit pa e lënduar. Bëjeni me etapa…

Peshorja
Saturni është në shenjën tuaj dhe jua përqendron vëmendjen në çift. Ju e shihni shumë mirë se çfarë nuk shkon, por jo edhe aq qartë atë që shkon mirë. Jini vigjilentë, përndryshe do ta kaloni kohën duke kritikuar tjetrin/ën dhe të mos shihni më cilësitë që ka. Në punë ju bëjnë një propozim i cili nuk ju tërheq edhe aq shumë. Dëgjoni instiktin tuaj. Nëse nuk e ndjeni veten në të, mos e bëni. Mund t’ia dilni mbanë vetëm nëse jeni të lumtur me personat me të cilët punoni.

Akrepi
Ju i bëni pyetje shumë serioze vetes. Keni motivime të mira në jetë? Duhet të ndërroni orientim? Jeni vërtet të lumtur në dashuri? Çfarë mund të bëni për të përmirësuar jetën tuaj dhe për të bërë përpara? Ju kërkoni përgjigje dhe një ditë do t’i gjeni. Do të pyesni të afërmit, profesorët, shefin, bile edhe një astrologe. Keni një vullnet të paepur kur i keni vënë një qëllim vetes dhe pas dy vjetësh që Saturni ka qenë në shenjën tuaj, ndjeheni më të pjekur.

Shigjetari
Marsi dhe Mërkuri në shenjën e Binjakëve ju shtyjnë t’i jepni prioritet çiftit tuaj. Keni disa projekte të përbashkëta që dëshironi t’i vini në jetë: Të ndërroni apartament, ose të blini një të tillë, të bëni një udhëtim të largët, etj. Nëse jeni vetëm, do të përpiqeni të kuptoni arsyet e vetmisë suaj dhe do të kuptoni se është qëndrimi juaj që e shkakton këtë situatë. Keni shumë frikë të humbisni pavarësinë tuaj, aq sa dërgoni mesazhe dekurajuese në dashuri. Në punë, do të vini rregull në gjërat tuaja.

Bricjapi
Ju do të kuptoni se disa qëndrime të ngurta nga ana juaj shkaktojnë situata të tendosura në punë, dashuri, familje dhe me miqtë. Plutoni ju detyron të ndërgjegjësoheni se çfarë duhet të ndryshoni, apo rregulloni te vetja. Kjo mund të shkaktohet nga ftohtësia juaj, ose nga shpirti kritik, ose nga fakti që mendoni se keni gjithmonë të drejtë. Ju do të përmirësoni atë që mund të përmirësohet dhe do t’i shihni efektet e kësaj shumë shpejt, sepse do t’ju bëjnë komplimente.

Ujori
Ju zbaviteni mirë me partnerin/en, jeni me humor aq të mirë, sa kjo ju vjen natyrshëm! Merreni vesh me tjetrin/ën, sepse Jupiteri ju sjell një atmosferë të mirë në marrëdhënie. Nëse jeni vetëm, dikush shumë simpatik/e ju josh, jo vetëm me karakterin, por edhe me pamjen e jashtme që përputhet me idealet tuaja. Në punë, është një rrëmujë e madhe rrotull jush, ndërkohë që ju përpiqeni të riekuilibroni gjërat.

Peshqit
Intuita ju shpie drejt situatave interesante. Kështu, mund t’ia çoni CV-në tuaj një shoqërie që kërkon pikërisht profilin tuaj, i telefononi një shoku/shoqeje, pikërisht kur ata kanë nevojë të flasin, shkoni në një festë dhe takoni një njeri interesant… Kështu do të kuptoni se kur ua vini veshin gjërave, arrini t’i zbuloni më parë. Kjo nuk do t’ju pengojë të jeni të hutuar dhe të harroni çelësat e shtëpisë brenda pasi keni mbyllur portën, për shembull. Dashuria është e qetë, ju përfitoni nga njëri-tjetri sa më shumë.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Një dhuratë në Ditën e Nënës!

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement