Përbërësit

1 qepë mesatare, ose 2-3 të njoma

një degë selino

zarzavate të ndryshme (kungull, karotë, spec i kuq, spec jeshil, mashurka jeshile, etj.)

vaj ulliri, kripë, erëza (sipas dëshirës, për shembull, kopër, xhenxhefil i grirë)

Pak bejkon

Një filxhan grurë, të cilin e kemi lënë disa orë në ujë

 

Përgatitja

Në fillim hedhim pak vaj në tiganin uok dhe aty shtojmë xhinxherin e grirë. Marrim qepën, e grijmë dhe e vëmë në tiganin uok, bashkë me bejkonin. Sapo fillon të shkrijë pak, shtojmë një e nga një zarzavatet, të cilat i kemi prerë në kubikë të vegjël. Në fund shtojmë grurin e kulluar nga uji dhe i shtojmë pak nga pak ujë të nxehtë derisa të zjehet. Në përgjithësi, për 15-20 minuta është gati. Mund të bëhet edhe pa bejkon, por me gjoks pule, apo pa to. Është i shpejtë në gatim dhe shumë i mirë në shije.

 

Shënim: uok (wok) – enë gatimi me origjinë kineze, e ngjashme me tiganin dhe tavën tonë tradicionale, por me fund të rrumbullakët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here