Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Shpjegimi i endrrave tuaja...
Dua të filloj aerobinë. Çfarë duhet të kem parasysh?
Si është burri ideal?

Dua të filloj aerobinë. Çfarë duhet të kem parasysh?

– Dua të filloj aerobinë, por shumë veta më thonë se është e dëmshme për kyçet e këmbëve dhe se të lodh shumë. Unë dua të dobësohem pak dhe të jem pak më energjike sepse e ndjej veten shumë të dobët, ndaj doja një këshillë nga ju, se çfarë duhet të kem parasysh kur të filloj aerobinë dhe nëse është e dobishme?

Mario instruktor: – Së pari, do t’ju thoja që aerobia është një sport shumë i mirë dhe është shumë i dobishëm. Ato çfarë duhet të keni parasysh kur të filloni aerobinë, po jua themi më poshtë:

– Ushtrimet aerobike, në fakt, duan pak energji, ndaj duhet ta filloni me pak minuta, duke qenë se jeni fillestare. Do të ishte mirë që aerobia të fillonte pasi të keni bërë të paktën 1 muaj thjesht kardio ose vrapim në natyrë. Pasi të keni marrë njëfarë force nga ushtrimet në palestër apo vrapi në natyrë, mund ta filloni aerobinë pa problem fare. Aerobia, së pari, redukton rrezikun e shumë sëmundjeve, sidomos atyre të zemrës dhe rekomandohet shumë. Përveç të tjerash, ajo rrit imunitetin dhe ju bën të humbisni shumë kalori. Duhet ta filloni me 10 minuta në seri dhe ta rrisni gradualisht gjer në 30 minuta aerobi për seancë.

Advertisement

– Kini parasysh që duhet të merrni frymë rregullisht kur ushtroheni dhe të relaksoheni herë pas here. Mbajtja e frymës për një kohë të gjatë do t’ju shkaktojë lodhje të menjëhershme dhe do të ndjeni edhe dobësi në trup. Ndaj fillohet me pak minuta, në mënyrë që të mësoni edhe teknikën e frymëmarrjes, që shumë vetë e fitojnë me kalimin e kohës. Nëse shikoni që ju shtohen rrahjet e zemrës më shumë seç duhet apo ndjeni dobësi, duhet ta ndërprisni menjëherë aerobinë dhe të rregulloni ritmin e frymëmarrjes. Bëni të paktën dy-tri herë ushtrime aerobike në javë. Nuk e di moshën tuaj, por duke u konsultuar me instruktorin që do t’ju ndjekë, ju mund të bëni ushtrime aerobike pa problem. Ushtrimet aerobike, siç ju thashë, ju ndihmojnë që të bini në peshë më shumë se çdo sport tjetër, nëse e ushtroni rregullisht, por pa u sforcuar, ndryshe ushtrimet quhen të pakryera mirë.

– Në qoftë se keni probleme shëndetësore të rënda, apo keni fraktura, dhimbje kockash apo lëndime muskujsh, konsultohuni me doktorin tuaj përpara se të filloni një program aerobik. Asnjëherë mos bëni asnjë lloj ushtrimi nëse keni një problem fizik, pa u konsultuar.

– Duhet të keni kujdes që të mos e tejkaloni me aerobinë, sepse nëse bëni aerobi shumë të fortë për një kohë të gjatë, rrezikoni të lëndoheni dhe të humbisni peshë më shumë seç duhet. Duhet ta ndërtoni fizikun tuaj dhe të ushtroheni gradualisht. Bëni ushtrime aerobike me intensitet mesatar dhe jo duke e tepruar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Si është burri ideal?

Advertisement