“Martini Bikini”, është linja e re e modeles shqiptare Angela Martini, e cila për këtë sezon veror 2015 sjell këto modele rrobash banjoje. Në bashkëpunim me fotografin e njohur shqiptar me famë botërore, Fadil Berishën, Anxhela paraqitet në këto foto mjaft “hot”, jo e vetme, por edhe me një modele tjetër. Poza joshëse, linja perfekte, bregdet, ngjyra të theksuara… Këto e bëjnë edhe më interesante këtë linjë veshjesh të modeles shqiptare. Një kostum banjoje nga “Bikini Martini” kushton më shumë se 70 dollarë, ndaj të gjithë ata që janë të interesuar për t’i bërë të tyret, të bëjnë gati paratë dhe të futen në faqen online të Angelës: shopmartini.com
Advertisement