5 arsye pse ndahen shenjat e horoskopit
“Pse u ndamë? Unë i dhashë gjithçka, pse më la? Asgjë s’e kënaqte…”. Ky është një nga mendimet e para që u vjen në mendje njerëzve që përjetojnë një ndarje sentimentale. Nëse edhe ti pyet veten për ç’arsye u ndave, mjafton të lexosh 5 arsyet pse përfundon në ndarje lidhja e një shenje të horoskopit. Gjithashtu, ki parasysh se nga gabimet që bëjmë, ne nxjerrim mësime…
UJORI
Sjellja e tij me mendjen mbi re dhe me qëndrimin e paparashikueshëm e të papjekur nuk të lë rrugëzgjidhje që të kesh besim tek ai.
Lidhja me një Ujor do të të bëjë të ndjehesh sikur po ndjek një seri konferencash pune. Shumë herë pyet veten nëse jeni miq apo të dashur. Në fund, mërzitesh dhe kërkon diçka tjetër…
Rrallë do të takoheni vetëm për t’u afruar më shumë, sepse ai mendon që takimi i përkryer është me ty dhe me shokët e tij.
Është shumë kritik; gjithçkaje do t’ia gjejë një bisht.
Do të të thotë gjithmonë se çfarë mendon, por jo çfarë ndjen.