Dua të njoh një zotëri për qëllime serioze, nga mosha 28-37 vjeçe. Kam qene e martuar, por jam ndarë e nuk kam fëmijë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam 34 vjeçe, e sinqertë, e sjellshme, simpatike me fëmijë 14 vjeç. Jam 1.69 e gjatë, dua të lidhem me persona të krishterë mosha 35-43 vjeç. Personi të jetë i diplomuar e me shtëpi të tijen. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për komunikim.
Jam 40 vjeçe, jetoj në Tiranë, beqare, asnjëherë e martuar, vajzë punëtore dhe nga familje shumë e mirë e me tradita. Jam e komunikueshme, e rregullt, e dashur dhe pa asnjë histori nga mbrapa. Arsyeja pse s’jam martuar deri tani është se kam qenë më shumë seç duhet e lidhur pas familjes dhe kjo në njëfarë mënyre më është bërë pengesë për të realizuar familjen time. Nëse ka ndonjë të interesuar të njihet me mua, të më lërë numrin e tij të telefonit në gazetë. Ju kontaktoj unë.
Një grua e lënduar nga i shoqi me dy fëmijë të rritur tashmë, 35 vjeçe, në prag të divorcit dëshiron të ketë në krah një mik të mirë dhe të kuptueshëm që t’i qëndrojë pranë në këto momente delikate. Më vonë, nëse shoqëria dhe njohja shkon si duhet, mund të mendojmë për një lidhje serioze. Nëse ka një të tillë pa interesa të tjera, të më lërë numrin e telefonit në gazetë. Faleminderit.
Përshëndetje, jam Evasa nga Tirana 34 vjeçe, shumë e rregullt në të gjitha drejtimet, 1.68 e gjatë. Dua të lidhem me një djalë mosha gjer 44 vjeç, të jetë nga Anglia ose Amerika, le të ketë pasë fatkeqësi. Faleminderit.
Jam një zonjë shume e kendshme si femer. Do doja nje lidhje te qëndrueshme me nje zotëri shume serioz. Nuk ka rendesi mosha. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë për të komunikuar.
Jam nga Tirana, 52 vjeçe, e divorcuar jo per fajin tim, e kompletuar në çdo drejtim. Jam e shkolluar dhe në marrëdhënie pune ne shtet. Jam shumë e mbajtur dhe me nje ekonomi te stabilizuar. Kerkoj nje lidhje serioze me nje zotëri serioz i paraqitshem dhe në mardhënie pune mosha 55-58 vjeç. Faleminderit.
Shpresa 52 vjeçe nga jugu banoj në Tiranë, e punësuar, bukuria fizike mungon tek unë, sepse çaloj pak, por bukuria shpirtërore nuk më mungon, sepse jam e dashur, e rregullt e sjellshme, e sinqertë, e shumë besnike. Kërkoj një mik të mirë siç jam dhe vetë, të rregullt të arsimuar, të sinqertë e besnik për një lidhje sekrete të qëndrueshme, të ketë makinë personale, të dijë të vlerësojë një femër për atë që është, të më falë ngrohtësinë e munguar prej vitesh dhe të më ndihmojë sadopak nga ana ekonomike. Kush di ta vlerësojë këtë sms dhe e gjen veten tek ky sms të lërë numër telefoni në gazetë.
Përshëndetje! Jam 42 vjeçe nga jugu, do kisha dëshirë të njihesha me një person të rregullt, që di të vlerësoj një femër në të gjitha aspektet. Nëse ka njeri të plotësojë kërkesat e mia, të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam nga Tirana, dua të krijoj një familje, dua të kem një person të mirë në të gjitha drejtimet ashtu si jam vetë, e shkolluar le të jetë deri 55 vjeç, i divorcuar ska problem, dua të jetë i sinqertë dhe besnik. Faleminderit.
Jam një zonjë e divorcuar 43 vjeçe nga Durrësi shumë e rregullt si femër ku vetmia më çon drejt një mashkulli mosha 48 vjeç, larg alkolit dhe mashtrimeve ku të jetë serioz, punëtor të ketë një shtëpi ku të jetojmë sëbashku. Tek unë do gjesh gjithçka për të formuar këtë lidhje përjetë. Jam tepër e vuajtur, kush është i gatshëm të lërë numër telefoni në gazetë. Liana.
Jam 32 vjeçe 1.80 e gjatë, kërkoj lidhje serioze me një djalë të moshës 34-36 vjeç, jetoj në Angli. Djali të jetë i paraqitshëm dhe të jetë i divorcuar. Ju lutem më lini nr. kontakti se ju marr unë më pas. Faleminderit.
Përshëndetje, jam e interesuar për lidhje serioze me një djalë mosha 37-40 vjeç, të jetë me banim në Greqi. Të jetë i thjeshtë dhe serioz, të jetë vetëm për lidhje serioze. Jo tallje.
Përshëndetje, jam një zonjë nga jugu dhe shumë e vuajtur në jetë, jam 41 vjeçe, kërkoj një mik apo shok të mirë të jetë i respektuar, të jetë në kuptimin e plot vetetja e të dijë të respektojë një femër. Unë jam familjare e rregullt, por vitet ikin pa kuptuar si uji i rrjedhshëm. Unë asnjëherë nuk kam shkruar në gazetë dhe pse kam ndenjur nën presionin e burrit 5 vjet. I interesuari të jetë nga Fieri, nga mosha 45-50 vjeç, dua të më ndihmoj në të gjitha drejtimet. Kush e ndjen veten bosh dhe kërkon një shoqe të mirë të lërë numër telefoni. Zemra e plagosur.
Advertisement