Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime…

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– E ka sjellë rasti i jetës të drekoj në shumë lokale, që nga Bukureshti, Nishi (Serbi), Bullgaria, Maqedonia, Brukseli, Anversa, Stambolli etj., po për atë Zot, jam ndjerë krenar që kam pasaportë shqiptare, ku kam qenë në Bar–Restorant “Zhabjaku”, në Vaun e Dejes, Shkodër, Shqipëri. Gatim i nivelit europian, deri akullore të dekoruar. Pale mishi i gicit, i freskët! Kam qenë dy herë dhe shpresoj të vij përsëri, i dashur Rrok! Njerëz, vërtet të mrekullueshëm! Falenderoj mikun tim Mark Babani, që u bë sebep. Urime të gjithëve!
– Brenda kujtesës sime emocionale, në vite dhe dekada, do kujtojmë dy emra shoqesh: Brikena Çabej dhe Ilda Dega. Tani, them se ato kanë edhe dy “shoqe” të reja, brenda zemrës time: Erisa Xhixhon dhe Eli Dantin. U uroj të dyjave fat dhe lumturi!
– Një pjesë jo e vogël e familjes më mungon, për këtë ose atë arsye, por kur shkoj tek “Ardeno”, përveç ndihmës që më jep Tonini, gjej pikërisht këtë gjë: Ngrohtësinë e siqnertë të një familjeje. Edhe kur jam vetëm me Toninin. Aq më tepër, kur në tavolinë është edhe Dava me Arditin. U uroj kaq shumë lumturi këtyre njerëzve të “klasit të parë”!
– Për zemrën tënde flori, kam shkruar edhe herë tjetër, madje edhe në fq. 86 të librit që po të dërgoj, por këtë urim e kam për dimensionin tënd të të bërit fizkulturë andej nga Liqeni. I dashur Kujtim Këllezi! Edhe fizkultura është një “birrë” po aq e mirë sa “Stela”. Të përqafoj!
– Kur të shoh nga Liqeni, duke vrapuar, me gjithë ata çunat e basketbollit të brezit tonë, llogaris edhe veten, dhe më duket se… e bëmë prapë “Dinamon” në basketboll, i dashur Ilir Trebicka. Do të të jap një pas me Zaslon, dhe ti do shkruash 3 pikë… Emocione, i dashur Ilir, që të dua si vëlla. Urime!
– Data 2 mars e këtij viti do më ndjekë si një emocion pozitiv për shumë kohë: Isha në Lezhë, te miku im i shtrenjtë Viktor Tusha dhe ndoqa gjithë ceremonialin e përvjetorit të bashkimit të princave shqiptarë nga Skenderbeu më 1444. Vërtet u kënaqa: Bëmë edhe një telereportazh që e hodhëm në Youtube, pashë sa bukur e përdorte aparatin fotografik Lorina, sekretarja e Viktorit dhe njoha një njeri të mrekullueshëm si Ferdinand Ndoj, kryetar i Komunes Kolsh! Ah, Lezhë, moj Lezhë e bukur, sa emocione, më jep gjithnjë! Ju uroj lumturi të gjithëve!
– Që para shumë vjetësh, kur realizova një dokumentar për sportistin e madh Faruk Kalleshi, e ndjeva që vajza e tij e vogël (atëherë) do bëhej diçka. Tani Anila Kalleshi është bërë një nënë e mrekullueshme, një dietologe gati unike dhe, për atë Zot, aq e bukur! Dhe ka mbetur po ajo Anilë e sjellshme dhe plot edukatë! Të uroj gjithë të mirat, ty, që të duan kaq shumë të gjithë!
– Të falenderoj ty, mikja ime e vjetër Rudina Magjistari, se më solle motren, Shpresen, më pranë me teknologjinë Skype. Po, ndërkohë, si i mekur që jam pas së bukurës, të lutem, risill edhe ndonjëherë tjetër (apo më shumë) lukun e datës 2 Mars 2015! E bukura ta heq tepelekun dhe mirë bën! Të përqafoj fort Rudina për atë që je dhe bën!
– Kaloj më rrallë nga ajo rruga që të çon te busti i Avni Rustemit, por sa herë kaloj, e di që diku aty, je edhe ti, i dashur Përparim Sanxhaku, jurist dhe avokat i njohur. Mbi të gjitha, vjen me “Nj” të madhe. Këtë e thonë të gjithë ata që të njohin dhe unë, për atë Zot, ndihem mirë, që kam miq si ti. Të uroj gjithë të mirat Papi, o njeri pa moshë!
– Sa herë vij në zyrën tënde, i dashur Genc Mataj, nga dritarja më shfaqet porti i Durrësit me ylberin e anijeve, që duket shtrihen deri thellë shpirtit tënd. Nuk më duket rastësi kjo zgjidhje e interesit, i dashur Genci, miku im aq i çiltër dhe i shtrenjtë. Urime!
– Thotë një fjalë latine “Errane humanum est”. Pra, gabimi është njerëzor. Dhe mund të mos jetë Dilan Reka, nipi yt, i dashur Gudar, djaloshi që komplimenton B. Qereti në “X-Factor”, por diçka më thotë se është ai, pikërisht, ai, që unë e dua kaq shumë, që fare të vogël! Tani ishte bërë si thotë fjala, trendi. Sidoqoftë, përqafoje fort, miku im i shtrenjtë Gudar Beqiri, qoftë edhe për emocionin që më shkaktoi!
– Sa herë takoj Xhemal Qefalinë, deputetin, e pyes gjithnjë e gjithnjë për baban e tij, Lymin, që e kam mik, për të cilin kam bërë edhe një dokumentar. Dhe kur marr përgjigjen: “Është mirë”, më bëhet zemra mal. I uroj kaq jetë të gjatë, të mrekullueshmit Myslym Qefalia!
– Për djalin e tij, Arbenin, kam thjesht një respekt profesional, kurse të atin, Zef Rozhanin, më kënaqet shpirti kur e takoj. “Burrë zotni”, thuhet për njerëz si Zefi. Dhe ashtu është vërtet. Urime, mik i dashur!
– Nga pozita krejt modeste, urimin e parë e kam për gjithë popullin tonë. Gëzuar festën e veres. Veçmas ky urim shkon për elbasanasit e mi dhe sidomos për mikun tim, Qazim Sejdini. Gëzuar!

Një dëshirë në jetë unë kam me stafin e “Intervistës”. Dua të jem pranë, ju pelqej dhe ju adhuroj, ndihem super e lumtur kur mesazhe ju dërgoj. Jeni njësha dhe të papamë, lum unë juve që ju kam, Nga Dolce Baci.
Një përshëndetje të veçantë e bej per kompaninë e udhetimive, stafin e Ruci Tours, që më 9 Mars mbush 23 vjet. Zoti i bekoftë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Njoftime nga Shqipëria...

Advertisement