Thuhet se e kemi të gjithë një klon, diku në një cep të botës. Disa e kanë gjetur tashmë, të tjerë akoma jo, por Soni Malaj ka qëlluar me fat dhe e ka gjetur atë në Instagram. Amrezy është emri i sozisë së këngëtares për të cilën kjo e fundit, e habitur edhe vetë po aq sa edhe ne, është shprehur se nuk do të ishte keq nëse në të ardhmen do ta përdorte si dublante në ndonjë nga projektet e saj. Dhe duke folur për projektet, kujtojmë që këngëtarja pritet të sjellë klipin e radhës pas bashkëpunimit me Saad Ramadan në “Tulipan i bardhë” publikuar 3 muaj më parë. Klipi do të xhirohet nga “Max Production” dhe pritet të lançohet së shpejti.
Advertisement