Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pesë meteoritët më të tmerrshëm në botë

Planeti ynë është i rrethuar nga një numër i madh trupash të ndryshëm qiellorë. Disa prej tyre, që kanë përmasa të vogla, bien në Tokë pa u vënë re, ndërsa të tjerë më të mëdhenj, me peshë deri në disa tonelata, e kërcënojnë planetin tonë me rreziqe dhe pasoja të rënda. Të pesë meteoritët për të cilët duam t’ju flasim, kanë ndikuar në zhvillimin e jetës së planetit…

Meteoriti l’Aigle
Në lashtësi, meteoritëve u atribuoheshin shumë veti, quheshin të shenjtë, ndaj edhe admiroheshin, ndërsa pas vitit 1794, u nxorën për ta një varg konkluzionesh të bazuara në shkencë, madje për herë të parë u fol edhe për prejardhjen e tyre kozmike. Dyshimet e fundit për ta u sqaruan përfundimisht në raportin që mbajti shkencëtari Bio Zh. B për rënien e meteoritit L’Aigle, në Francë, më 14 prill të vitit 1803. Pikërisht pas studimit të këtij meteoriti dhe të tjerëve si ai, që ranë si shi mbi territorin francez, Akademia e Shkencave të Francës pranoi mundësinë e rënies “së gurëve nga qielli, duke i zhveshur, pra, meteoritët, nga “shenjtëria” dhe duke sqaruar njerëzit se ata janë trupa qiellorë të zakonshëm dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, asgjë të shenjtë për “t’iu falur” dhe për t’i admiruar si “dërgesa” të Perëndisë.
Meteoriti Canyon Diablo
Ky meteorit prej hekuri që peshonte afërsisht 30 tonelata, ka rënë 20000-40000 vjet më parë, nja 3-4 milje larg kanionit të Djallit, Canyon Diablo, në Arizona të SHBA-së. Si pasojë e përplasjes së tij me Tokën, është hapur një krater i madh (Krateri i Barixherit), me diametër 1220 metra dhe thellësi 184 metra. Edhe ai ua hapi sytë njerëzve dhe hoqi nga mendja e tyre mitet dhe legjendat për shenjtërinë e “dërgesave të Zotit”.
Meteoriti Alende
Megjithëse ka rënë vonë, në vitin 1969, ky meteorit është një ndër më të studiuarit në botë. Ai ndodhet në shtetin meksikan Çiuaua. Pjesë prej tij ruhen në shumë muzeume të botës dhe ai shquhet para së gjithash se është një nga trupat qiellorë më të vjetër nga ata që janë zbuluar deri tani nga Sistemi ynë Diellor, mosha e të cilit është përcaktuar me saktësi. Ai është 4,567 miliardë vjeçar. Në brendësi të tij, është gjetur një mineral i panjohur deri në atë kohë, pangiti, për të cilin shkencëtarët mendojnë se hyn në përbërjen e shumicës së trupave kozmikë, duke përfshirë në këtë mes edhe asteroidët…
Meteoriti Çiksulub
Ka mundësi që rënia e këtij meteoriti në Meksikë është arsyeja kryesore e zhdukjes së dinozaurëve. Përplasja e tij me Tokën ka ndodhur afro 65 milionë vite më parë. Ai ka përmasat e një qyteti të madh. Si pasojë e përplasjes, jo vetëm që u krijua një krater me diametër prej 168 kilometrash, por u shkaktuan edhe tëmete, megacunamë dhe shpërthime vullkanësh në të gjithë globin, faktor që ndryshoi shumë mjedisin dhe u bë shkak për zhdukjen e dinozaurëve dhe qenieve të tjera të gjalla.
Krateri i tij i gjerë ndodhet në Gadishullin Jukatan, është pranë fshatit Çiksullub, i cili i ka dhënë atij edhe emrin e vet. Ky krater, për shkak të pozicionit të tij, mund të shikohet vetëm nga Kozmosi, prandaj për këtë arsye, shkencëtarët e dalluan dhe filluan ta studiojnë atë vetëm tani vonë…
Meteoriti i Çeljabinit
Përplasja e këtij meteoriti me Tokën ndodhi në fillim të këtij viti dhe pati jehonë në të gjithë botën, për shkak se prej tij vuajtën më shumë njerëz sesa nga meteoritët e tjerë. Nga vala përplasëse pësuan plagë dhe vdiqën 1613 vetë (shumica u plagosën nga thyerja e xhamave) dhe u shtruan në spitale 112 vetë. Vala përplasëse dëmtoi gjithashtu edhe shumë godina. Dëmet materiale u vlerësuan deri në shumën prej 1 miliardë rublash…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më kishte fshehur një sekret të tmerrshëm

Next Post

A vuajnë kafshët nga apendisiti?

Advertisement