Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Im shoq është bërë alkolist, si të veproj?
Mirela Boka: Pse doja të rrija ende në X Factor… Ose unë, ose Floriana! Ja, pse fitoi Mateo e jo unë!
Kam humbur gjithçka!

Mirela Boka: Pse doja të rrija ende në X Factor… Ose unë, ose Floriana! Ja, pse fitoi Mateo e jo unë!

Blerina Çizmja: – Mirela, ke arritur tashmë të “ndahesh” nga ethet e konkurrimit?
Mirela Boka: – Eh, poo…
– Ke ndonjë peng pas këtij eleminimi? Për shembull, mos duhet të kishe zgjedhur këngë tjetër për të konkurruar në natën e fundit?
– Peng përsa u përket këngëve nuk kam, jam më se e lumtur për të gjitha performancat e mia. I vetmi peng që më ka mbetur është që dëshiroja shumë të isha akoma në garë ditën e 18 vjetorit tim të lindjes, më 30 mars, domethënë, të hënën e ardhshme… Por, me sa duket, nuk ishte e mundur…
– Po nga konkurrimi në përgjithësi, ke ndonjë peng?
– Nuk e di a mund ta quaj të tillë, por sigurisht që dëshira për të qenë pjesë e finales ishte e madhe. Sidoqoftë, jam e lumtur me kaq sa kam arritur!
– Pse fitoi Mateo dhe jo ti?
– Nuk e di! Normalisht, mbështetja nga Italia nuk i mungonte, plus që edhe nga populli shqiptar është pritur mjaft mirë dhe ka arritur të fitojë zemrat e tij. Mendoj se ky fakt, që kishte mbështetje jo vetëm nga një, por nga dy shtete të ndryshme, arriti të bënte diferencën mes nesh, duke e shtyrë atë drejt fitores së sfidës!
– A doli kjo eksperiencë ashtu siç e kishe pritur?
– Sinqerisht, ishte një eksperiencë shumë shumë më e bukur nga ç’e prisja, në të gjitha aspektet! Për pak kohë arrita të kuptoja shumë gjëra dhe jam munduar të shijoj çdo sekondë të qëndrimit tim aty. Ishte një përvojë e mrekullueshme, mbi të gjitha për faktin që kisha mundësinë të këndoja përballë disa prej artistëve më të mirë dhe të mirëfilltë të muzikës shqiptare. Pas kësaj eksperience, mund ta them pa frikë që tani e di se ç’do të thotë të jetosh dhe jo të ekzistosh.
– Cila është gjëja që do ta mbash mend më gjatë nga X Factor?
– Momentin e parë kur jam ngjitur në skenën e këtij spektakli… Ka qenë një moment super, super, supeeer emocionues!
– Ke ndonjë ide se kush duhet të jetë fituesi sivjet dhe, çfarë ka ai ose ajo më shumë se të tjerët?
– Floriana! Miqësia jonë na çoi drejt një premtimi: “Nëse njëra nga ne të dyja largohet, tjetra duhet të bëjë çmos që të fitojë!”. Dhe, sinqerisht, nëse është dikush që vërtet e meriton fitoren, është ajo, sepse ka një zë mjaft të veçantë.
– Mendon se duhet të ishte larguar dikush tjetër para teje?
– Sigurisht që nuk doja të isha unë e eleminuara e kësaj jave. Kishte nga ata që duhet të largoheshin para meje, por fundja, kjo është një lojë dhe lojërat janë gjithmonë të paparashikueshme.
– Ti nuk ishe pa eksperienca në muzikë… Mendon se ky është një plus për ju që përballeni me ata që nuk kanë asnjë lidhje me muzikën kur vijnë në X Factor?
– Sigurisht që është një plus i madh, pasi je më i përgatitur për skena të tilla, por kjo s’do të thotë që një person që nuk ka eksperienca, është më pak i talentuar.
– Shpresove të mos largoheshe nga X Factor pa asnjë çmim… Në fakt, si u largove?
– Erdha e buzëqeshur dhe u largova e tillë. Nuk fitova çmimin, por fitova shumë më shumë se kaq; një shoqëri të admirueshme, një eksperiencë të paharrueshme dhe zemrat e publikut shqiptar.
– Ke ndonjë model në muzikë?
– Të pavdekshmen Vaçe Zela, mbretëreshën e muzikës shqiptare! Është e vetmja këngëtare që më ka bërë të kuptoj se ç’do të thotë vërtet të këndosh, të futesh në brendësi të këngës, të përjetosh atë që këndon dhe ta dashurosh atë!
– A ia vërtetove babit se muzika është ajo që do më shumë se çdo gjë tjetër? U bind tani?
– Babi ka qenë i pranishëm çdo javë në publik dhe emocionohej jashtë mase kur më shikonte në skenë. Urimet dhe përqafimet që më jepte pas çdo performance më bënin të ndihesha jashtëzakonisht e lumtur dhe më ka lënë të kuptoj që ai është bindur tashmë.
– Ti je ende shumë e re, por jam e sigurt që ëndrrat nuk të mungojnë. Si e sheh të ardhmen tënde?
– Mendoj se është akoma herët të vendosësh, por sigurisht që ëndrra ime më e madhe lidhet me botën e artit; të ndërtoj një karrierë sa më të gjatë e sa më të denjë si këngëtare! Shpresoj shumë që të mund ta vazhdoj këtë rrugë, pasi normalisht, kjo është gjeja ku unë e gjej veten më së miri. Kam edhe shumë pasione të tjera, por megjithatë, koha do ta tregojë…
– Dhe… meqë mbiemri yt na kujton një tjetër këngëtare të njohur, na shuaj një kuriozitet, e ke gjë Olta Bokën?
– (Qesh) Kjo është pyetja që më bëhet gjithmonë pasi më pyesin për emrin! Fatkeqësisht, nuk kam asnjë lidhje gjaku me Oltën. Do të doja shumë të kisha, pasi e admiroj, qoftë për zërin, qoftë si person, por kemi një dashuri të përbashkët dhe shpresoj shumë që në një të ardhme jo të largët të gjendem në një pozicion të atillë ku të mund ta quaj kolege.

Si është…
Albani
– Është një ndër artistët më të mirë shqiptarë; i drejtë, profesionist dhe shumë serioz.
Miriami
– Profesioniste, shumë e ëmbël, me një buzëqeshje që rrezaton mirësi, shumë e komunikueshme dhe gjithmonë e gatshme të të ndihmojë.
Bleona
– E komunikueshme, shumë e bukur dhe shumë e dashur. Të jep këshilla mjaft profesionale.
Pandi
– Gjithmonë serioz, mjaft i drejtë dhe nuk varet aspak nga mendimet e pjesëtarëve të tjerë të jurisë.

Nga njëshi te dhjeta, sa je…
…ambicoze?
– 9.
…e dashuruar me muzikën?
– 1000.
…karrieriste?
– Nuk mund ta përcaktoj me numër këtë; i rëndësishëm është suksesi, karriera vjen vetë!
…e vendosur?
– 10.
…e ndrojtur?
– 3.
…e talentuar?
– Këtë e lë në dorë të atyre që më kanë ndjekur. Është diçka që duhet përcaktuar nga publiku.
…e bukur?
– 0.0001. (Qesh)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Im shoq është bërë alkolist, si të veproj?

Next Post

Kam humbur gjithçka!

Advertisement