Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Test Çfarë dini për kripën?
Më thuaj si e ke unazën e fejesës, të të them… si është lidhja juaj
Fjetja nudo, sekreti i lumturisë në çift?

Më thuaj si e ke unazën e fejesës, të të them… si është lidhja juaj

1. Unazë fejese e rrumbullakët
Stili juaj: Me një fjalë (ose më mirë katër): Jeni me shumë stil!
Lidhja juaj: Së bashku ju jeni më shumë se shuma e të dyve veç e veç. Bashkimi bën fuqinë.
Dasma juaj: Plot ngjyra dhe elegante, ku asnjë detaj nuk do të anashkalohet.

2. Unazë fejese me ngjyrë
Stili juaj: Jotradicional
Lidhja juaj: Ju bëni shumë gjëra veç e veç, por gjëja më e mirë që bëni është ta kaloni kohën së bashku.
Dasma juaj: Ju doni t’u bëni surpriza të ftuarve në dasmën tuaj (ose ua keni bërë). E vetmja gjë e sigurt për ta është se kjo dasmë do të jetë krejt ndryshe nga ato që kanë qenë më parë.

3. Unazë me dy rrathë të trashë gurësh rrotull gurit të madh
Stili juaj: Jeni vajzë glamour
Lidhja juaj: Ai nuk e beson ende se do ta kalojë gjithë jetën me ju dhe ju ndjeni të njëjtën gjë për të.
Dasma juaj: Le të themi vetëm se dhëndrri do të verbohet nga shkëlqimi që do të keni mbi vete ditën e dasmës.

Advertisement

4. Unazë me rreth të zi (rodium)
Stili juaj: Trendi dhe lehtësisht i egër
Lidhja juaj: Rregulli numër një i marrëdhënies suaj: Të zbaviteni së bashku!
Dasma juaj: Pak nervozitet ia shton edhe më shumë anën dramatike një dasme!

5. Unazë me përdredhje
Stili juaj: Minimalist dhe modern
Lidhja juaj: Juve si çift ju pëlqen ëmbëlsia dhe thjeshtësia.
Dasma juaj: Ajo do të jetë e thjeshtë, jo shumë e ngarkuar.

6. Unazë në formë pike loti
Stili juaj: Klasik, po edhe modern
Lidhja juaj: E pavarur, por ju jeni edhe shumë të devotshëm ndaj njëri-tjetrit. Ju edhe partneri e mbështesni njëri-tjetrin në çdo situatë.
Dasma juaj: Bashkëkohore dhe shik, me ngjyra e zbavitje dhe e mbushur me ide origjinale.

7. Unazë në formë vezake
Stili juaj: I njëjtë me Hollivudin e dikurshëm.
Lidhja juaj: Ai ju vë në një piedestal dhe ju lë të shkëlqeni, por nuk ka frikë t’ju bëjë të qeshni me veten tuaj kur juve ju rritet mendja shumë.
Dasma juaj: Glamour i pastër. Ju do të krijoni një atmosferë magjike, të cilën të ftuarit nuk do ta harrojnë kurrë.

8. Unaza në formë zemre
Stili juaj: Pa dyshim, romantik dhe ju nuk keni turp për këtë.
Lidhja juaj: Vëmë bast se ai është shumë i dashuruar pas jush. Djemtë nuk para zgjedhin unaza në formë zemre për të dashurën e tyre të zemrës, por ai e ka bërë që t’ju kënaqë juve.
Dasma juaj: Me një fustan si Hirushja, me dyshemenë e mbushur me petale lulesh, me një fjalë, madhështore dhe plot zbukurime.

9. Unazë me flori të verdhë
Stili juaj: Krejtësisht klasik
Lidhja juaj: Një takim i vërtetë dashuror është ai kur jeni të dy në shtëpi, pranë e pranë njeri-tjetrit.
Dasma juaj: Ju do të zgjidhni të gjitha gjërat e një dasme tradicionale: Vello, trëndafila dhe këpucë të bardha me takë.

10. Unazë me ar të bardhë
Stili juaj: Tradicional. Ju dukeni gjithmonë në formë.
Lidhja juaj: Pa dyshim, ju jeni martuar me shokun tuaj më të mirë. Ju keni qëllim ta kaloni jetën së bashku, duke ndarë të mirat dhe të këqijat e saj.
Dasma juaj: E relaksuar, romantike dhe elegante. Duhet të bësh një planifikim të përkryer që të duket sikur nuk jeni përpjekur shumë për organizimin e saj, por ju ia keni dalë mbanë.

11. Unazë katrore
Stili juaj: Ju pëlqejnë gjërat me shkëlqim dhe xixa
Lidhja juaj: Ai ju trajton juve si një princeshë të vërtetë.
Dasma juaj: Ju mbase nuk do të vini me karrocë të tërhequr me kuaj, por do të zgjidhni jë fustan me bisht të gjatë e kurorë në kokë, tamam si një princeshë.

12. Unazë me gur me prerje smeraldi
Stili juaj: I sofistikuar dhe modern, i një vajze nga qyteti
Lidhja juaj: Ju jeni vajza e ëndrrave të tij dhe ai është nën pushtetin tuaj.
Dasma juaj: Është evenimenti që nuk mund ta humbasë askush. Do të jetë një festë e vërtetë, ku të gjithë do të ngrihen për të kërcyer.

13. Unazë me gurin në formë jastëku
Stili juaj: Ju e keni marrë stilin tuaj nga Grejs Kelli dhe gra të tjera legjendare që kanë hyrë në histori.
Lidhja juaj: Ai ju lë të jeni vetvetja.
Dasma juaj: Kaq elegante dhe që i kapërcen kohërat, sa askush nuk do të jetë në gjendje të vërë datën mbi fotot tuaja të dasmës më pas.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test Çfarë dini për kripën?

Next Post

Fjetja nudo, sekreti i lumturisë në çift?

Advertisement