Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më është rritur gjiri i majtë

– Përshëndetje doktor Dashamiri! Jam Ergysi, 24 vjeç. Kam tre vjet që dalloj një rritje të gjirit të majtë. Kam shkuar te mjekët, që më kanë dhënë mjekime me Tamoxifen etj. Nuk kam asnjë përmirësim dhe doja t’ju pyes ju, çfarë duhet të bëj më tej?
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – I nderuar Ergys, sëmundja që ju përshkruani është një problem jo edhe aq i rrallë në të përditshmen tonë mjekësore. Fenomeni i zmadhimit të njërit gji apo dy gjinjve te meshkujt, në terminologjinë mjekësore, konsiderohet gjinekomasti. Në të shumtën e rasteve, ky fenomen ndodh në njërin krah, për shembull, djathtas dhe po në të shumtën e rasteve, kjo gjendje e ka një shkak. Shkaqet që sjellin gjinekomastinë (zmadhimin e gjoksit) mund të variojnë nga sëmundje tepër të rënda tumorale të vetë gjoksit, sëmundje të gjendrrave endokrine apo strukturave të tjera që çlirojnë hormone. Nga ana tjetër, ky fenomen haset shpesh edhe tek individë që përdorin barna të ndryshme nga goja, tek individët që mund të konsumojnë substanca narkotike, te të tjerët që kanë dëmtime alkoolike të melçisë etj.
– Duke mos u ndalur me gjithë shkaqet, mund t’ju sqaroj se përpara se të fillohet mjekimi, ju duhet të ishit diagnostikuar saktë me gjithë ekzaminimet imazherike, laboratorike, analizat hormonale etj. Parë në të njëjtën pikë trajtimi, pa gjetur një shkak të vërtetë, nuk ka mjekim e aq më pak barna aq të rënda sa ato që përshkruani ju në pyetjen tuaj. Gjinekomastia kërkon mjekim të veçantë sidomos për qetësimin e dhimbjes, meqenëse fryrja e gjirit te disa pacientë paraqitet shumë e madhe dhe e dhimbshme. Në rastet kur këtë sëmundje e sjellin veset e caktuara, siç thamë më lart, duhet medoemos të ndërpritet vesi (shkaku) dhe të mbahet nën vëzhgim për një periudhë një vjeçare. Pas ndërprerjes së shkakut, këta të sëmurë manifestojnë tërheqje dhe zbutje të këtij fenomeni, pasi eleminohet alkooli, droga apo bari që mund të ketë sjellë këtë gjendje. Në rastin kur gjinekomastia është pjesë përbërëse e shenjave klinike të sëmundjeve të tjera, qofshin këto tumorale ose jo, duhet të trajtohet me shumë seriozitet dhe në mënyrë profesionale, sëmundja bazë që e ka nxitur këtë problem. Kirurgjia që në esencë konsiston në heqjen totale apo zvogëlimin e masës së fryrë të gjirit, rezervohet shumë rrallë, veçanërisht kur kemi kancer të gjirit, tumor të gjirit dhe me fryrje të madhe të dhimbshme e të pandjeshme ndaj barnave. Kirurgjia mund të rekomandohet jo vetëm për qëllime mjekësore, por edhe estetike. Duke u kthyer në rastin tuaj konkret, ju sugjeroj se hapi që ju duhet të ndërmerrni është të konsultoheni me një mjek specialist endokrinolog. Vetëm mjeku specialist mund të përcaktojë saktë gjendjen tuaj aktuale dhe mjekimin e mëvonshëm. Pres të më shkruani sërish. Të shkuara.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Burri nuk bën më seks

Advertisement