Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më dhemb majtas kërthizës

– Kam dhimbje në anën e majtë të kërthizës, të ngjashme me ngërçe të stomakut ose kapsllëk. Theksoj që kam hemorroide, ndodh ndonjëherë të kem edhe gjakderdhje, por jo shpesh. Kam përdorur disa terapi duke mjekuar gazrat, por kjo dhimbje po më shqetëson shumë. Kam përdorur ilaç për të pastruar zorrën dhe jam çliruar për disa orë, por më pas, më ka filluar i njëjti shqetësim. Çfarë më sugjeroni? Çfarë analize të bëj? Çfarë m’i shkakton këto shqetësime që kam?
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – Përshëndetje! Shqetësimet që ju paraqisni kanë të bëjnë me kolopati ose kolit. Shumë i rëndësishëm në këto raste është rregullimi i jashtëqitjes, që do të thotë që, një herë në 24 orë, njeriu duhet të dalë jashtë. Një rëndësi shumë të madhe ka edhe mënyra e të ushqyerit. Duhet të shmangni ushqimet pikante, djegëset, pijet alkoolike dhe ato me gaz. Gjithashtu, për hemorroidet kanë të njëjtën vlerë këshillat që përmendëm më lart. Një vizitë e hollësishme te mjeku i specializuar në këtë fushë do t’ju sqaronte më shumë sepse do t’ju duhet të bëni analizat e nevojshme për të nxjerrë konkluzionin e saktë, fillimin e trajtimit me ilaçe nëse është i nevojshëm ose rregullimin e dietës tuaj ushqimore.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

B.O.B: Kemi sukses, se përkushtohemi!

Next Post

Si të veproj me këtë burrë të dhunshëm...?

Advertisement