Të “dua-t”
Me t’dua-t’ s’besoj se e kam ekzagjeruar
e kuptoj, përditë e më shumë
nëse dikur, për mua është përgjëruar
Ajo sot është altari, ku falem unë…
Me t’dua-t’ e saj ndizen vetëtima
gjithë dritën e fortë, në zemër përcjell
ndaj dhe që larg, i dëgjohet rektima
me t’dua-t’ e saj, unë ngre kështjellë!
Me t’dua-t’ e t’dyve, ndërtojmë ura ylberesh
ku shpirtrat tanë reflektohen mbi harkun e tij
ndaj edhe agimet çelin prej buzëqeshjes
së syve të saj, ku mëngjeset prijnë! Skender L. Trebeshina
Pasqyra
Pasqyra do ketë pamjen time
Somnambulizohu në një karrige,
në një cep dhome të vetmisë,
me sytë e ngulur drejt hijes sime
prit të bjerë këmbana e dashurisë.
Hija ime ngadalë do të tretet,
ashtu siç trete ti ndjenjat e mia
e nëse as hija e hijes,
një ditë nuk do të mbetet,
ti mos u zgjo pa kumbuar dashuria.
Nga vilanosja, një ditë kur të zgjohesh,
vetëshpërfillja të t’rëndojë në ndërgjegje,
as fytyrën tënde në pasqyrë nuk do njohësh
se edhe pasqyra, do ketë marrë pamjen time! Ylli Jahaj
Kur heshtin fjalet
Kur heshtin fjalët
flet vet’ zemra,
flet shikimi ndezur
në ty,
kur fjalët heshtin
e heshtja pushton dhomën,
ti mos iu tremb heshtjes,
flet dashuria pa zë… Donika Paci