Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Këtë periudhë nuk bëj dot ushtrime. Si të veproj?

– Në këtë periudhë, nuk e kuptoj pse nuk bëj dot shumë ushtrime. Jam tip që kam shumë ftohtë dhe ideja që të shkoj në palestër, të zhvishem e të bëj stërvitje, më bën me stres. Nuk di si të veproj. Ju, çfarë më këshilloni?
Mario instruktor: – Në fakt, kjo është periudha më e mirë për të bërë ushtrime, sepse vërtetë është ftohtë, por palestra ju ndihmon të ngroheni, plus që nuk e keni atë ndjesinë e marrjes së frymës, siç mund të ndodhë në verë nga vapa e madhe. Merrni disa rroba të përshtatshme pambuku dhe shkoni në palestër. Në fund të fundit, mbani dy bluza dhe një kanatiere pambuku poshtë bluzës. Merrni disa bluza me vete dhe do të shikoni se nuk do ta ndjeni më të ftohtin. Merreni me optimizëm dëshirën për t’u stërvitur sepse vera troket shumë shpejt dhe, përse të mos jeni në formë?
– Pini sa më shumë ujë ose lëngje sepse ndodh që mund të djersiteni më shumë se të tjerët, përderisa do të mbani dy bluza veshur. Ndërrojeni sapo të shikoni se jeni dersitur më shumë seç duhet. Mos dilni asnjëherë nga palestra pa e larë trupin sepse do ta ndjeni të ftohtin akoma më shumë. Pra, i gjithë problemi qëndron te ju, te mënyra se si i shikoni gjërat dhe sado të flas unë, ju do të bëni sërish si ta ndjeni, por mendoni vetëm një gjë: Duke e filluar që tani stërvitjen, kur të vijë vera, do të keni arritur formën që dëshironi dhe do të ndiheni mirë me shëndetin dhe trupin tuaj. Gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

E njoha tim atë ditën kur u martova

Advertisement