Ka qenë një nga klipet më të komentuara dhe më të shikuara të kësaj fundjave ai me titull “Sex Toy” (lodër seksi), kënduar nga atraktivi Gjon Karrica dhe braziliania seksi Jessy Hennessy. Artisti shqiptar e ka bërë të këndojë shqip vajzën e huaj e cila tregon nga ana e saj se ka kënduar shqip pa problem. Ndoshta sepse ishin fjalë erotike ato që do të mësonte? Ndonëse nuk e keni parë deri më tani, Gjon Karrica, këngëtari i ri nga Gjakova, që jeton prej vitesh në Zvicër, është këngëtari që po çmend skenat zviceriane, duke bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës së huaj dhe që shquhet për një talent e stil të veçantë në muzikë. Për këtë arsye, ne zgjodhëm të bisedonim me të për një temë të veçantë… E si të mos flasësh për seksin, me një këngëtar që i këndon seksit?
Fabjola Kuburi: – Gjon, shumë seksi po më dukesh, sidomos në klipin e fundit…
Gjon Karrica: – Po e konsideroj kompliment. (Buzëqesh) Të qenit dhe të dukurit i konceptoj si dy “botë” ndryshe.
– Atëhere na e përshkruaj veten me një përshkrim seksi…
– Me shumë ide, gjithmonë duke vluar, energjik, kreativ. Të tillët janë edhe seksi, edhe kryejnë punë.
– Pse “Sex toy”?
– Flitet për një djalë vibrant, të gjallë dhe që mund të bëjë shumë më shumë se thjesht një “lodër seksi”. Ai, është një lodër seksi e gjallë.
– Je i pari këngëtar shqiptar që bën një këngë +18. Pse? Për sukses apo për përfitime financiare, sepse seksi shet?
– Më pëlqen të qenit i pari, por realisht në videoklip nuk ka skena eksplicite. Ka veç fjalë.
– Pse kaq kontrovers? Flokë fosforeshente, veshje lëkure…
– Sepse nuk kam dashur të bëjë gjëra klishe. Fundja, pse të mos i thyejmë disa kufij?
– Si është pritur klipi? Ka pasur reagime negative?
– Është pritur shumë mirë dhe, më shumë është parë sesa është dëgjuar. Ka pasur reagime të lloj-llojshme, por mua më pëlqen buja dhe sensacioni.
– Xhesi, këngëtarja braziliane super seksi, këndon shumë mirë shqip. A patët vështirësi apo ishin fjalë të lehta për t’u mësuar, meqë kishin të bënin me seksin?
– Ajo di gjashtë gjuhë të ndryshme dhe asnjëherë nuk ka probleme në këtë pikë. Është shumë e zonja në të gjitha.
– Pse zgjodhe këtë këngëtare, apo sepse do sfidonte edhe këngëtaret shqiptare?
– Është seksi, është kontroverse, është ndryshe, është e nxehtë, është e atillë çfarë ne shqiptarët nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë të këndohet dhe duket kaq “hot”!
– Në art njihesh si “Lugati”. Nga lugat, në lodër seksi?
– Unë jam “Lugati” i skenës, që do të bëjë edhe shumë gjëra të tjera “të frikshne”.
– Kur e ke dëgjuar fjalën seks për herë të parë?
– Ndoshta kur kam qenë 10 vjeç.
– Dhe, kur ke bërë seks për herë të parë?
– Pak më vonë.
– Kur mund të quhet seksi një mashkull apo femër?
– Kur është seksi!
– A je dakord për seksin mes të njëjtit seks?
– Nuk ka rëndësi nëse jam dakord unë apo jo. Duhet të jenë dakord ata që e praktikojnë.
– Po për orgjinë, seksin në grup?
– Ata që e pëlqejnë, mund ta bëjnë. Qejfet e askujt nuk mund t’i diktojë askush.
– Ti je më shumë për seks apo për dashuri?
– Për të dyja bashkë.
– Sa i rëndësishëm është seksi në një marrëdhënie?
– Është qershia mbi tortë.
– Cili është vendi më i çuditshëm dhe më hot për të bërë seks?
– Ka seks e jo vend të çuditshëm dhe hot.
– Më mirë sasi apo cilësi në krevat?
– Të dyja bashkë, për të shkuar deri në fund.
– Janë më seksi femrat shqiptare apo të huajat?
– Gjen kudo të tilla që “kallin”. (Qesh)
– Po mashkulli/femra më seksi për ty?
– Ka shumë… Listë e gjatë!
– Ke nevojë të dashurohesh për të bërë seks, apo të bësh seks për të dashuruar?
– Është proces.
– Cili është vendi ideal për të bërë seks dhe e a bën njeriu seksin e mirë apo e kundërta?
– Çlirimi i emocioneve përmes aktit e bën njeriun më të relaksuar. Sa më shumë dashuri, aq më të mirë.
– Cili është vendi ku do ta kishe të pamundur të bëje seks?
– Një vend me temperatura ekstreme. Për të tilla punë, duhet nxehtësi.
– Cila është lodra jote seksi e preferuar?
– Kënga ime. Është një lodër seksi ndryshe.
– Preferon një partnere që të jetë e mirë në krevat dhe që tradhton, apo një që nuk është aq e mirë, por është besnike?
– Një partnere që e njeh cilësinë.
– Preferon të gjuash apo të të gjuajnë?
– Preferoj të jem në vendin e duhur mes të duhurave.
– Praktikon lidhjet për një natë apo je për lidhje të qëndrueshme?
– Këto gjëra janë të papërcaktuara. Mund të thuash për njërën e ndërkaq, rrugës të del tjetra.
– Sa ka zgjatur lidhja jote më e gjatë?
– Jo sa një marrëdhënie.
– Nëse ajo të lë për një mashkull tjetër…
– Do t’ia dhuroja edhe një lodër seksi…
– Po nëse të lë për një femër?
– E njëjta dhuratë.
– Cila është fantazia seksuale që nuk e ke realizuar asnjëherë?
– Nuk shoh ëndrra. Fantazoj ato që mund t’i realizoj.
– Të puthësh me puthje franceze dikë, përveç partneres, quhet tradhti?
– Quhet puthje.
– Po seksi oral është tradhti?
– Disa, tradhti konsiderojnë edhe imagjinatën dhe paramendimin.
– A mendon se gjithçka në jetë bëhet për seks dhe vërtitet rreth seksit?
– Sikur të ishte kështu, bota do të kishe shumë më shumë se 7 miliardë njerëz.
Jessy Hennesy: Fjalët erotike janë të lehta në çdo gjuhë!
– Xhesi, si u gjende me Gjon Karricën në “Sex toy”?
– Me Gjonin njihem prej kohësh dhe u gjendëm rastësisht në duet; na pëlqeu ideja dhe bashkëpunuam.
– Je vërtet shumë seksi… Si e mban trupin në formë?
– Faleminderit. Bëj palestër zakonisht tre herë në javë. Pastaj, bëj shumë kujdes në ushqim.
– Sipas teje, ku qëndron pozitivja dhe ku negativja e përdorimit të lodrave të seksit?
– Unë për vete nuk i përdor, por nuk jam kundër as që të tjerët t’i përdorin, s’e di nëse ka ndonjë gjë negative.
– Pse është kaq e rëndësishme të bësh seks të mirë?
– Seksi është pjesë e jetës, andaj është e rëndësishme.
– Lidhja duhet të jetë sensuale apo seksuale?
– Lidhja serioze duhet të jetë sensuale; aventurat duhet të jenë seksuale.
– Të ka ngcmuar ndonjëherë ndonjë femër?
– Jo, nuk ka pasur rast.
– A duhet të ishte censuruar kjo video për mosha të vogla?
– Sot ka ardhur një kohë që nuk e dimë çfarë duhet censuruar e çfarë duhet lançuar nëpër televizione, kështu që nuk mund të jap një përgjigje të saktë.
– Xhesi, ti vetë i sfidon këngëtaret shqiptare përsa i përket sensualitetit?
– Nuk njoh shumë këngëtare shqiptare dhe nuk di çfarë të them. Kam dëgjuar se jeni racë e bukur.
– E pate të vështirë të këndoje në shqip apo fjalët erotike janë të lehta për t’u mësuar në çdo gjuhë?
– Është e vërtetë! Fjalët erotike janë më të lehtat për t’u mësuar në çdo gjuhë… (Qesh)
– Me Gjonin jeni vetëm miq apo ka pasur ndonjë moment sensual mes jush?
– Jemi vetëm miq dhe ashtu do mbetemi besoj; ai është njësh!