Më 31 mars, erdhi në familjen tonë një djalë i vogël, bukurosh, plot shëndet e gjallëri. Tani ne po festojmë 2 vjetorin e Loran Hykës, duke i uruar edhe 122 vite të tjera të lumtura, shëndet e fat në jetë.
Ç’është ky djalë i bukur shumë
Flokëgjatë e kaçurrel?
Që dy vjeç sot na i mbushi?
Është biri ynë, Lorushi
Ngjan si gocë, por është djalë
Vesh këmishë e pantallona
Motër Livia e ka xhan
Ai e ka emrin Loran
Flokët biondë dhe syshkruar
Një minutë nuk rri rehat
Që të gjithë i sjell vërdallë
Ngre në këmbë një mëhallë
Është i shkathët dhe i gjallë
Kureshtar, plot energji
Nuk le gjë pa prek me dorë
Me siguri do bëhet doktor
I lumtur qofsh gjithmonë
Qëkur erdhe në gjirin tonë
Ke sjellë gëzim e lumturi
Bekim i Zotit në shtëpi!