Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë dokumentesh më duhen për pension?

– Quhem A.T. dhe banoj në Bari të Italisë. Kam lindur në Durrës më 3 qershor 1955. Kam kryer Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Tiranës dhe mbas fakultetit kam punuar në Durrës si farmaciste, deri në vitin 1992. Kam bërë shumë pagesa kontributesh vullnetare për plotësimin e viteve të pensionit për mbushje moshe. Për arsyet që dihen, unë nuk kam mundësi të shkëputem dhe të vij disa herë në Shqipëri për të paraqitur dokumentet origjinale dhe pastaj të vij përsëri për të firmosur dokumentin e daljes në pension. 1. Për shkak se unë nuk kam dalë në pension brenda datës 31.12.2014, kur mund të dal në pension? 2. Çfarë dokumentesh duhen paraqitur për aplikimin për pension? Do t’ju isha shumë mirenjohëse në qoftë se më ndihmoni për këtë problem. Ju falënderoj.
Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – E nderuar zonjë, nisur nga legjislacioni i ri i sigurimeve shoqërore, ligj 104/2014, ju lind e drejta për pension më datë 03.08.2015, sepse këtë vit është shtuar mosha për gratë me 2 muaj dhe vjetërsia kontributive për pension të plotë 4 muaj (gjithsej kërkohen 35 vite e 4 muaj vjetërsi kontributive). Duke ju llogaritur vjetërsinë e punes ku rezulton se ju keni një vjetërsi kontributive në pune prej 30 vite 11 muaj dhe 15 ditë, duke përfshirë edhe sigurimin vullnetar që keni bërë, duke i shtuar dhe 4 vite për studimin në fakultetin e farmacisë, bëhen gjithësej 34 vite, 11 muaj dhe 15 ditë. Për të patur pension të plotë, do të duhen edhe 4 muaj e 15 ditë. Për të kompletuar të gjithë periudhën kontributive, në rast se keni mundesinë, mund të siguroheni vullnetarisht, me shumë mujore për sigurimin vullnetar 4.752 lekë. Në këtë mënyrë, për periudhën e paplotësuar, mund të paguani gjithsej 21.744 lekë (4 muaj e gjysëm). Me ligjin e ri keni një favor, mbasi në llogaritjen e pensionit tuaj merret në përllogaritje e gjithë periudha kontributive që keni (para 1994, merren pagat referuese, duke i indeksuar dhe mbas 1994, pagat reale).
– Në rast se do te kishit dalë në pension para datës 31.12.2014, do të merrnit direkt pension minimal (sepse 10 vitet e fundit i keni me sigurim vullnetar, që paguhet për pension minimal). Bazuar në ligjin 104/2014, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin 7703 datë 11.05.1993, Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, në përllogaritjen e pensionit nuk merret për bazë periudha kufizuese e 10 viteve të fundit. Vitet e studimit për gratë përfshihen në vjetërsi të punës dhe do të llogariten për efekt pensioni. Dokumentacioni që do të kërkohet për aplikimin për pension, do të jetë:
– Kërkesë per pension – modular unik (të cilin e disponojmë dhe ne)
– Deklarata për vitet e punës (modul unik)
– Fotokopje e kartës së identitetit apo pasaportë, certifikatë familjare, certifikatë martese (për efekt të mbiemrit të vajzërisë)
– Diploma e shkollës së lartë, e noterizuar.
– Dy foto (normale, si e pasaportës)
– Libreza e energjisë elektrike (vetëm në rast se do banonit në Shqipëri). Në kushte të tjera, do të duheshin dhe vërtetimet e pagave, bruto e neto (baza e vlerësuar) mbas vitit 1994, por për ju nuk janë të nevojshme sepse e keni me sigurim vullnetar. Pavarësisht se vitet e punës i keni në librezën e punës, për të qenë sa më të saktë dhe për të mos patur vonesa mbas aplikimit për pension, ne do t’i dërgojmë për konfirmim pranë ISSH-së (sepse kemi një marrëveshje bashkëpunimi me ISSH-në.) Për aplikimin për pension, në rast pamundësie për t’u kthyer, mund të prokuroni ndonjë të afërmin tuaj. Personi që ju mund të prokuroni, për çdo problem, mund të komunikojë më ne ose me email në: n.balluku@inas.it, nballuku@yahoo.it ose me telefon 00355665708074. Në rast se gjeni mundësinë për të ardhur në zyrat tona, marrim përsipër të plotësojmë të gjithë aplikimin, si dhe konfirmojmë rregullshmërinë e dukumentacionit. Mbas paraqitjes së aplikimit dhe dokumenteve bashkëngjitur, afati i lidhjes së pensionit është brenda 40 ditëve, nga koha e aplikimit. Ju përshëndes dhe ju uroj gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjërat më të çuditshme që janë gjetur në aeroport

Next Post

Eliza Dushku: O sa mirë me qenë shqiptar! E dua Shqipërinë dhe shqiptarët

Advertisement