Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A të dobëson çaji me xhinxher?

– Jam 25 vjeçe, e martuar, por nuk kam fëmijë. Jam pak e shëndoshë, 164 cm e gjatë dhe peshoj 67 kilogramë. Kam lexuar se çaji jeshil me xhinxher jep efekt për t’u dobësuar. Si mendoni ju, a është e vërtetë?
Mario instruktor: – Së pari, do t’ju sugjeroja të futeni në një palestër dhe të filloni një program dobësimi. Nuk keni shumë nevojë, sepse me të dhënat që më jepni, nuk më dukeni shumë e shëndoshë, ndaj keni shumë pak nevojë për humbje peshe. Regjistrimi në palestër do t’ju ndihmonte jo vetëm të bini në peshë, por edhe të tonifikoheni. Nëse nuk keni mundësi, mjafton të bëni vrap të paktën tre ose katër herë në javë nga gjysëm ore ose dhe thjesht ecje. Në lidhje me pyetjen tuaj, po, është e vërtetë që çaji jeshil dhe xhinxheri ju ndihmojnë të bini në peshë dhe veç kësaj, të dy ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit. Çajin jeshil mund ta pini herë pas here dhe nuk është i dëmshëm, përkundrazi. Bëjeni thjesht siç bëhet një çaj.
– Ndërsa xhinxherin do t’ju rekomandoja ta shoqëronit edhe me kanellë. Përgatitja: Në një enë hidhni 1 litër ujë, shtojini 3 lugë gjelle me xhinxher të bluar (në mungesë të xhinxherit të bluar, shtoni një dorë me xhinxher të pabluar) edhe 3 shkopinj kanelle. Vëreni të ziejë rreth 5 deri 10 minuta. Pas zierjes, lëreni çajin sa të ftohet dhe më pas, kullojeni dhe pijeni. Rekomandohet pirja e disa gotave në ditë, rreth 30 minuta përpara ushqimit. Çaji mund të konsumohet i ftohtë (duke e ruajtur në frigorifer). Nëse ju preferoni, mund të përdorni sheqer diabetik ose mjaltë për ta shoqëruar, por kjo, derisa të shikoni rezultatin e duhur. Më pas mund ta pini përsëri, por më pak sesa ju rekomanduam më sipër.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (4) View Comments (4)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Erion Veliaj: “Po më marrin në qafë të mitë…”

Advertisement