Përshëndetje, jam Ledja nga Pg. 25 vjeçe e ndarë me një fëmijë, nuk e di a ka njeri të sinqertë këtu, i ndarë me një fëmijë siç jam dhe vetë, jo për fajin e tij ama. Mirë do ishte të jetonte jashtë. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam 53 vjeçe nga Tirana, çaloj pak por jam besnike e shumë e sinqertë. Kërkoj një mik të mirë të sinqertë siç jam vetë për një lidhje sekrete, të qëndrueshme, të më respektojë dhe vlerësojë për këtë që jam dhe të më ndihmojë sadopak nga ana ekonomike. Theksoj zotëria të jetë intelektual, i arsimuar dhe i moshës 50-60 vjeç. Faleminderit.
Jam Stela shumë e këndshme, si femër dhe shumë e komunikueshme. Për shumë arsye detyrohem ti drejtohem gazetës mirë apo keq njeriu provon. Do preferoja një mashkull xhentil kavalier familjar me qëllim që të plotësonim boshllëqet e njëri-tjetrit në një lidhje të gjatë dhe pa probleme. Mosha nuk ka rëndësi por jo nën 40 vjeç. Lini numrin tuaj të telefonit për komunikim.
Jam një grua nga Tirana 47 vjec me arsim ekonomik dua nje lidhje serioze per gjithë jeten. Jam e rregullt per familje jetoj vetem prindrit me kanë vdekë. Kush është i nteresuar mund te bisedojmë. Respekte.
Jam një grua 48 vjeçe nga Korça banoj në Tiranë prej 8 vjetesh, dua nje lidhje serioze per të krijuar familje jetoj e vetme seprindrit me kan vdek ju lutem vetem per lidhje serioze jam e arsimu kush esht i interesu i mirepres me bisedu respekte.
Jam nje zonje 38 vjeçe e divorcuar jam nga Tirana me banim ne Tirana, dua te njihem me nje zotri per qellime seioze per qellim martesore. Jam me pune te mire zotria qe eshte i interesuar te me shkruaj ne adresen time: kolas@yahoo.com zotëria te kete moshen 40 deri 50 vjeç. Për të tjerat flasim.
Jam Ani dhe i përgjigem djalit që kërkon vajzen e arsimuar të bukur me dëshirë të jetojë në Gjermani. Nëse mundeni jepni një numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Jam ana 32 vjeçe me punë të mirë dhe për momentin jetoj në Zvicer. Me pamje dhe vlera të larta dhe njoh 4 gjuhë të huaja. Koha është diçka që më mungon, sepse jam shumë e kushtuar punës. Ja dhe një difekt i imi në dukje. Do më pëlqente të njihja një djalë me të njëjtat vlera dhe pamje, mundësisht të jetojë në Greqi, Itali, Zvicer rreth këtyre shteteve. Nuk më intereson pjesa e ekonomisë por karakteri dhe fisnikëria. E rëndësishme është të ketë nivel. Nëse mundeni më shkruani dhe ju numrin tuaj të telefonit.
Jam një zonjë nga Tirana në prill mbush 57 vjeçe dëshiroj të gjej një burrë që jeton vetëm të ketë shtëpi të jetë mirë nga ekonomia, le të ketë dhe fëmijë por ti ketë të martuar se fëmija është gjëja më e shtrenjtë. Sepse jeta pa njeri nuk kalohet. Zotëria që do të jetë i gatshëm të më njohë, nuk ka rëndësi origjina vetëm në Tiranë ose Itali e cilësoj ti ketë vdekur gruaja gjer në moshën 60 vjeç. Unë jam shumë e mbajtur. Ai njeri që do të më përshtatet do të bëjë një jetë të lumtur. Shpresoj që të mos zhgënjehem. Jam në pritje për çdo gjë ja lëmë kohës. Me respekt Alma.
Advertisement