Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Jam një vajzë nga Tirana, jam e fejuar ne Angli, i fejuari ka pashaporte angleze, por e ka me emer si kosovar. Kemi nje vit fejuar e nuk di si te gjejmë zgjidhjen e duhur per tu bashkuar. A ekziston mundesia të më marri si te fejuar sepse te veme kurore nuk mundemi ngaqe i duhet certifikata e lindjes. Do të me ndihmoni shumë me nje informacion ju lutem, si duhet te veprojmë, sepse nuk gjejmë rrugzgjidhje vetem ne rruge te zeze. Faleminderit shumë, presim me padurim pergj tuaj.
Jam një zonjë 42 vjeçare e divorcuar, po marr guximin të shkruaj këtu pasi kam kuptuar që jeta nuk kalohet vetëm. Dua të njoh një person deri në moshën 50 vjeç në punë dhe banues në Tiranë. Të interesuarit të më shkruajnë në gazetë. Ina.
Jam një zonjë nga Italia, 28 vjeçe, e divorcuar, kam një fëmijë të vogël, kërkoj një burrë serioz dhe për marteë. I interesuari të lërë numrin e vet për të komunikuar. Ju faleminderit.
Përshëndetje, jam një vajzë nga Tirana 28 vjeçe dhe me një fëmijë të ndarë, kërkoj të njoh një mashkull deri në moshen 35 vjeç, të jetë i ndarë dhe ai të ketë biznes, të jetë simpatik, të dojë një lidhje të sinqertë. Jam simpatike të tjerat ja lëmë prezantimit, vetëm të më kthejë përgjigje në gazetë. Nga goca simpatike.
Jam 41 vjeçe nga Tirana, vajzë e mirë e me karakter e sinqertë, e dashur, simpatike me trup të rregullt beqare pa probleme. Kërkoj të krijoj familjen time me një person besnik dhe familjar të rregullt. I interesuari të lërë numrin e telefonit në gazetë.
Silva shumë kinge por e divorcuar për arsye xhelozie. Kërkoj të lidhem me një njeri serioz kavalier familjar i cili të jetojë vetëm të ketë shtëpinë e tij, të mos ketë fëmijë në ngarkim dhe në gjëndje të mirë ekonomike. Mosha e tij të jetë 45 vjeç e sipër pse jo mund të jetë dhe emigrant. Cel. AMCDM71DTK.
Jam Shpresa 53 vjeçe nga Tirana, e ve, çaloj pak por jam besnike dhe shumë e sinqertë, prandaj kërkoj një mik të mirë të sinqertë, siç jam vetë për një lidhje sekrete, të qëndrueshme, të më respektojë e të më ndihmojë sadopak nga ana ekonomike. Theksoj zotëria të jetë intelektual, i arsimuar dhe i moshës 50-60 vjeç. Faleminderit.
Përshëndetje, unë jam një zonjë rreth 40 vjeçe nga Vlora, e divorcuar por pa fëmijë, kërkoj të njoh një zotëri vetëm për lidhje serioze, të jetë nga mosha 40-49 vjeç, të jetë nga rrethet e Vlorës, Fierit, Durrësit ose nga Tirana. Nëse egziston dikush vetëm për këtë qëllim të shkruaj nr. e vet në gazetë. Me respekt Ina nga Vlora.
Do desha me anë të gazetës të njihesha me një person të mirë të sinqertë, të rregullt të dijë të vlerësojë një femër. Në fillim miqësi, pastaj po u përshtatem të vazhdojmë një lidhje sekrete dhe të këndshme. E dua dhe të më ndihmojë nga ana ekonomike. Ju lutem mos më gjykoni për keq, po ta shikoni jetën sa e pamëshirshme është, jam një zonjë nga Fieri 47 vjeçe e vuajtur nga të gjitha drejtimet. Jam e mirë, e këndshme, Zoti ma ka dhënë bukurinë. Kërkoj një mik të dijë të ruaj sekretin, jo mashtrues, të jetë njeri i mirë. Faleminderit pres të më kontaktoni nëpërmjet gazetës. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë. Me respekt zemra e vrarë.
Jam nje grua 28 vjece jetoj ne itali prej vitesh Jam e ndare dhe kam nje femije te vogel kerkoj nje mashkull serioz per te krijuar familje. Ndaj do ju lutesha te me kontaktoni ne kete adrese emaili: sara.05.08@live.com
Jam një zonjë nga Tirana 55 vjeçe, e divorcuar kërkoj një burrë ti ketë vdekur gruaja të ketë shtëpi, të jetë mirë nga ekonomia, dhe i mbajtur siç jam vetë. Shpresoj të më ndihmojë Zoti dhe të gjej atë që kërkoj. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit. Anjeza.
Jam një vajzë nga fshati dhe kërkoj një lidhje serioze me një djalë nga Shqipëria e mesme, të jetë praktikant i fesë myslimane, i moshës 37-45 vjeç. Faleminderit.
Jam një grua 44 vjeçe dua të kem një lidhje sekrete me një djalë të jetë 30 vjeç, unë jam e shëndoshë. Kujt i intereson të lërë nr. telefoni në gazetë, vetëm të jetë besnik. Unë jam nga Vlora. Faleminderit.
Jam Diana nga Durrësi 47 vjeçe e divorcuar pa fëmijë. Kërkoj të lidhem me një person të moshës 47-51 vjeç, të jetë i divorcuar pa fëmijë, për lidhje serioze. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë dhe jo në redaksi. Faleminderit.
Unë do të ndjehesha me shume e motivuar per jetën nese do te kisha nje person te mire dhe inteligjent në krah. E nëse gjerat do te ndiqnin rrjedhen e duhur, do doja një bashkëjetese te kendshme. Personi që kërkoj dua të jetë: simpatik, me arsim të larte 46-48 vjec, në gjëndje të mirë ekonomike dhe tërheqës. Që ndodhet në Tiranë, Prishtinë apo jashtë. Kudo që të jetë, mjaft që të më kthejë përgjigje nëpërmjet gazetës. Anja.
Përshëndetje, po marr guximin të shkruaj dhe unë për një njeri të mirë të sinqertë, të respektueshëm, besnik të dijë të respektojë një femër. Unë jam 40 vjeçe, jeta na ka përballur me vështirësi dhe kur nuk ke njeriun e duhur, vështirësitë janë më të mëdha. Prandaj kërkoj një njeri të mirë. Të interesuarit të lënë numrin e telefonit në gazetë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (20) View Comments (20)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

LISI (TOMA) BIJE ME GJITHE HIJE!

Advertisement