Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime…

Edhe 100 Sara
Sot, më 28 shkurt, Sara mbush njëzet vjeçe! Sa shpejt rriten fëmijët… Dhe Sara, që dikur vinte si një vajzë e vogël dhe e ëmbël në redaksinë tonë, sot, është një bukuroshe njëzet vjeçare, që e ka ndërtuar tashmë jetën e saj. Sara e vogël (tashmë e madhe), stafi të uron të kesh një jetë përrallash, të mbushur me dashurinë e njerëzve të tu më të dashur, të kurorëzuar me suksese që i meriton. Edhe njëqind vite të lumtura, Sara!
Redaksia e gazetës “Intervista”

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– Po të shikosh disa nga librat e mi, janë veç e veç, Profesor Dhori Kule, rektor i UT-së dhe Kadri Morina president i “Eurosig”. Tani, këta miq të mitë dhe të mijëra shqiptarëve kanë lidhur një kontratë institucionale, që “Eurosigu” të ndihmojë në bursa dhe struktura. Sidomos tek Ekonomiku. Ju uroj fort të dyve për vizionet që keni!
– Kur shkoj andej nga Liqeni, jo rrallë kthehem te firma e ndërtimit “Triss” dhe takoj presidentin e saj, Ismail Ahmetin. Dhe flasim jo pak, edhe për ty, Petrit Shehu. O Zot, sa respekt ka ai për ty! Miqësia juaj nuk lindi në ëmbëltore apo klab, po në Fierzë. Të uroj fort Petrit, që gëzon kaq respekt. Urime!
– Dhe ja… ku je prapë në media, shoqja ime e vjetër, Jonida Shehu. Para se të “plasin” intervistat, fotot, postimet, po të bëj unë një urim: Dalsh si gjithnjë faqebadhë aty te “Pasdite në Top Chanel”. Urime!
– Befasia qe dyfish: Takova te restorant “Vëllezërit Hajdini” një mikun tim të vjetër, Tahir Baçovën, artistin e madh të cirkut. Aty pranë (në një tavolinë pra), ishte edhe një klarinetist i madh, Moli, që Vath Koreshi, e kishte aq dobësi. “Epo, thashë, janë ulur si artisti me artistin, dhe… kaq”. Mirëpo jo! Moli qenkesh dhëndërr i Tahirit! O Zot, sa jam lumturuar! Dy artistë të mëdhenj, janë vetëm një pjesë e plejadës, që lidhet me Tahirin e ariut Silva dhe jo vetëm! Dhe Moli, na qenkësh edhe gjysh! Si i bie të jetë Tahiri? Edhe një herë, lumturi të gjithëve!
– I dashur ish-Skënderbegas, frekuentues i lokaleve te “Bllokut” dhe aktualisht gazetar në TV-Shijak, sinqerisht më pëlqen cilësia e të ftuarve të tu. Pra, nuk qenka emri i stacionit, po gazetari ai që “gatuan” cilësinë. Është aty, edhe një vajzë që ka punuar te “Radio-Korça” dhe që “u lë targën” ca të ashtuquajturave “diva” të medias. Ju uroj të dyve, fort!
– Po ku je, o Hiljana? Ku e ke atë shoqen me flokët si artiste Hollivudi? Me sa duket, dimri nuk struk vetëm pleqtë (Megjithëse, për atë Zot, unë kam dalë edhe në mes të shiut, andej nga Liqeni)… Gjithsesi, më ka marrë shumë malli dhe ju uroj fort shumë mirësi në jetën tuaj. Ti Hiljana, ma puth edhe vëllaçkon e vogël!
– I dashur Viktor! Zakonisht, të kam takuar në Lezhë, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, por kur të pashë atë ditë në Tiranë, bashkë me vajzën, përjetova një ndjenjë freskie dhe rinovimi. Nuk e di pse i jep nur çdo lokali, qyteti apo mjedisi… Apo e di dhe e di mirë: Është fisnikëria jote “bio”, ndjenja e dashurisë dhe e respektit për njerëzit. Kështu mbetsh përherë miku im! Të përqafoj!
– I dashur Shefit! Ka nisur kjo fushata për cilësinë e naftës dhe një ndjenjë idiote, më shtyu të pyesja dy miq të mitë: Viktor Nushin dhe Kastriot Bejtajn, për ty. Më thanë “Të ishin të gjitha si Kastrati!”. M’u ngroh zemra dhe u ndjeva krenar që të kam mik! Urime!
– I dashur Elidon Rugia! Puna më çoi në Vaun e Dejës, te Mark Babani! Një Zot e di sa më lumturoi me kulturen e tij dhe sidomos me respektin për kolegët, Albanin e sidomos ty. “Ruaju nga ai që të lavdëron para syve”, thonë, por ti ishe nja 200 km larg. Ama, pranë, shumë pranë respektit tonë. Të uroj si gjithnjë mirësi dhe suksese, miku im, Elidon.
– Më bëhet qejfi që në krye të KASh-së, u zgjodh një profesionist si Agim Rrapaj. Kush e njeh bujqësinë, e di rëndësinë e KASh-së. Urime, Agim dhe suksese në sfidat jo të vogla të 2015-s, për bujqësinë!
– E dashur Ola! Pavarësisht se është Nisida dobësia ime, kjo tashmë dihet, aspak nuk do të thotë se nuk të respektoj ty, motren e Aldo Brukës, mikut tim të vogël. Të uroj fort për emisionin “Njerëz në fokus”, që tregon potencialin tënd. Puthi fort fëmijët! Urime!
– Këto gocat e “Intervistës” ndofta e mbajnë mend se 28 shkurti është datëlindja e vajzës sime, Sarës. Të uroj fort, bija e babit, tashmë me 20 vjet mbi supe dhe studente e Juridikut. Mbeç përherë njeri i thjeshtë!
– Para pak ditësh, kishte ditëlindjen vajza e mikut tim të shtrenjtë, “Fisnikut-bio”, siç i them zotit Hajredin Fratari. Të uroj fort, gjithë të mirat, ty, Lediana dhe u ngjafsh prindërve për nga zemra. Edhe 100 të tjera!
– Në fund, ëmbëlsira: Në fakt, është një ndjenjë malli për një nga njerëzit më fisnike që njoh dhe që quhet Tom Doshi. Shumica e njohin nga parlamenti. Unë, kam patur rastin ta njoh nga afër, në Shkodër dhe Tiranë. Mund të them vetëm kaq: Lum ai që e ka mik! Të përqafoj fort, i dashur Tomë!
– Po ku je, o Stefan Vuçani? Kam vënë re se kur më mungojnë (në telefon të paktën) njerëz si ti, ndihem keq. Gjithsesi, të uroj fort, lumturi, në familjen tënde! Urime!
Një përshëndetje të veçantë kam për stafin e kompanisë së udhetimeve Ruci Tours, që janë një staf i mrekullueshëm dhe që unë i kam për zemër. Janë me të vërtetë një staf i përkryer dhe me vlera. Ju uroj punë të mbarë dhe gjithashtu, udhëtime të mbara e rrugëtime të këndshme. Jam e lumtur që jam pasagjere e juaja dhe ndjehem vertet e lumtur që udhëtoj me ju. Nga Dora Vl.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

AMBASADA AMERIKANE PER ARRESTIMET

Advertisement