Kënga shqiptare “Të ka lali shpirt”, jo vetëm që u kthye në hit këtu, por edhe pse ka kaluar goxha kohë, vazhdon të mbetet kënga që “ta ndez gjakun” sapo e dëgjon dhe vazhdon t’i mbushë klubet plot e përplot me një super atmosferë. Edhe pse kanë kaluar dy vjet nga publikimi i saj, kënga e vazhdon suksesin duke mbërritur deri në Arabinë Saudite dhe, pas Bullgarisë dhe Greqisë, për t’u realizuar edhe në versionin arab. Një prej konkurrentëve të “Arabs Got Talent” ka zgjedhur të prezantohet në natën finale pikërisht me tingujt e kësaj kënge. Bashkëpunimi i dy këngëtarëve rezultoi të ishte shumë i suksesshëm jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën e tyre personale, pasi u bë shkak ky bashkëpunim që ata të dy të dashuroheshin, të fejoheshin dhe tani presin edhe femijën e tyre të parë.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)