Shenjat dhe bashkëjetesa
Peshqit
Është një njeri që kërkon orë e minutë siguri e vëmendje dhe, në shkëmbim, të jep dashuri pa kufi dhe gjithë dedikimin e tij. Nuk i duron grindjet dhe ngritjen e zërit, do që t’i drejtohesh vazhdimisht me tone zëri të qetë e të relaksuar dhe nëse ti bën të kundërtën, mos u çudit kur të fillojë të qajë si një fëmijë i vogël! Gjatë kohës që do të jeni të dy në shtëpi, do të gjejë justifikime nga më të ndryshmet që të tërheqë vëmendjen tënde dhe që t’i dedikosh gjithë interesin tënd, për të kaluar kohën së bashku. Më mirë harroji momentet e veçimit dhe qetësisë, sepse, edhe nëse ke nevojë për të ndenjur pak kohë vetëm, nuk do t’ia arrish dot me një Peshqit përkrah! Mund të të ofrojë një jetë të përditshme të butë dhe të ëmbël, mjafton të durosh fiksimet e tij, por edhe ndryshimet e tij të shpeshta të humorit dhe luhatjet emocionale.
Që bashkëjetesa të zgjasë: Me fjalë të ëmbla dhe me interes të vërtetë për jetën tuaj së bashku, me siguri, bashkëjetesa juaj do të jetë e suksesshme!