Shigjetari:
Nëse ajo që dëshiron është të bashkëjetosh me një njeri që respekton lirinë e tij, por që edhe vetë mendon dhe vepron në mënyrë të pavarur, atëherë po, Shigjetari është zgjedhja më e mirë që mund të bësh. Vendimi për të bashkëjetuar me një Shigjetar nuk është kaq i lehtë për t’u marrë, pasi atij i pëlqen të jetojë vetëm dhe të mos i japë llogari askujt! Megjithatë, kur bën hapin e bashkëjetesës, kjo do të thotë se ka gjetur një njeri me të cilin përputhet në mënyrën e të jetuarit të përditshëm dhe nuk do t’i duhet të hyjë në procesin e bezdisshëm të kompromiseve dhe lëshimeve!
Jeta e përditshme me të do të jetë mjaft e lehtë, zbavitëse dhe e mbushur me aktivitete. Ai mungon shumë orë nga shtëpia dhe kur është aty, do të mundohet të gjejë ndonjë gjë për të bërë, që të mos mërzitet. Nuk është shumë i rregullt, nuk para merr pjesë në punët e shtëpisë, është i pakujdeshëm dhe bën dëme, prandaj duhet ta kesh parasysh se shtëpia juaj rrallë do të jetë e rregullt. Megjithëkëtë, do të mundohet gjithmonë me mish e me shpirt që të krijojë një atmosferë të ngrohtë në jetën tuaj të përditshme. Gjithashtu, është gjithmonë optimist dhe do të të ngrejë moralin kur ndjehesh keq.
Që bashkëjetesa të zgjasë: Mos u përpiq ta ndryshosh, lëre të ndjehet i lirë dhe i pavarur.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)