Peshorja
Je gati të marrësh përsipër “frerët” e situatës dhe nismën që të funksionojë ashtu siç duhet shtëpia? Nëse po, atëherë bashkëjetesa me Peshoren me siguri do të të pëlqejë shumë. Peshorja është i qetë, i dashur dhe njeri dashamirës, që e bën jetën e përditshme me të, të lumtur dhe të gëzuar. Nuk do të mungojë nga shtëpia juaj muzika, kërcimi, kënga dhe shoqëria e mirë. Ndonjëherë mund të të nervozojë me paaftësinë për të marrë vendime apo me mungesën e guximit për të marrë përsipër përgjegjësi dhe mbase do të ndjehesh sikur i mban ti mbi supe gjithë vështirësitë e përgjegjësitë e shtëpisë! Peshorja është një njeri të cilin duhet ta motivosh, t’i bësh komplimente dhe ta bësh të ndjehet i sigurt në vetvete orë e çast, sepse ka mjaft pasiguri. Megjithatë, nëse di t’ia prekësh telat e duhura, mund të bësh çfarë të duash me të!
Që bashkëjetesa të zgjasë: Duhet të evitosh zënkat dhe shamatën në shtëpi. Peshorja nuk e duron presionin dhe as zërat e lartë.
Akrepi
Ka momente që do të qëndrojë i veçuar për orë të tëra, i mbyllur në vetvete dhe nuk do të ketë dëshirë të flasë me askënd, ashtu siç ka momente të tjera ku e gjithë vëmendja e tij do të jetë e përqendruar te ti, deri në atë pikë sa të ndjehesh nën presion! Bashkëjetesa me një Akrep nuk është e lehtë, por nuk do ta përshkruanim si të mërzitshme. Ai do të ndajë gjithçka me njeriun me të cilin bashkëjeton dhe nuk mund t’i pranojë lehtë gënjeshtrat, qofshin ato edhe të pafajshme, paqartësitë dhe justifikimet. Mund të ndjesh se nuk mban dot asnjë sekret prej tij, sepse i pëlqen të rrëmojë në gjërat e tua dhe në përgjithësi, do të dijë gjithçka mbi ty. Me një shikim do ta kuptojë në moment se çfarë mendon ti, si ndjehesh e çfarë do dhe do të kujdeset që të plotësojë çdo nevojë tënden.
Që bashkëjetesa të zgjasë: Trego mirëkuptim ndaj nevojës së tij për të kaluar momente vetëm e i veçuar dhe mos e keqkupto nëse përpiqet t’i mësojë të gjitha. Është një defekt i tij që nuk mund të ndreqet!
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)