Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

SEVDA ME KONSULLEN KANADEZE

HABERET E MITROS

SEVDA ME KONSULLEN KANADEZE

Udhëtimi drejt Kanadasë, mori rrugë gjatë një darke. Nën efektin e veres “Kallmet” dhe të peshkut të pjekur në kripë, më thotë Filip Çakuli:
– Kam një haber: bisesmeni Bujar Paralliu, do të shkojë në Kanada.
-Nuk përbën lajm për mua?!
– Dëgjo deri në fond, o i uruar! A është në nderin tonë ta lëmë vetëm, si jetim mikun tonë? Urdhër: merri leje Ezmerkës dhe përgatit valixhen. Udhëtimi: xhaba! Bileta: bisnes klas.
Po më tej? Duhej shkuar në Romë për vizë… Dhe një të enjte, fluturuam ndrejt Romës… Shi. Qamet. Trafik. Morali: në dyert e ambasadës kanadeze përfunduam në orën 12. Na thotë polici:
-Tepër vonë! Letrat për viza dorëzohen deri në orën 11. Në orën dy, konsullata jep përgjigje.
E pamë si gjynahqarë. Pamja jonë, si duket, preku policin. Na la takim për në orën dy.
Dhe ndodhi thagma! Na priti konsullja: Linda Gagna. E re. E bukur. Bionde nga ato, që edhe pse prapa xhamit, të bën të ëndërrosh me sy hapur! Na buzëqeshi. U zgërdhiva edhe unë. Më doli engllësht. Buzëqeshja ishte për bisesmenin. Normale. Ai sa ka mbushur 35 pranvera. Kujtova mamanë. Shumë pjellore: 13 fëmijë. Gjë e bukur! Unë jam I njëmbëdhjeti. Por i datëlindjes 1948?!
Dorëzuam letrat. Bëmë pagesën. U ulëm në sallë. Në tension. Pa fjalë, si murgjit budistë…Kërciti një bravë. U hap një derë…Ruana Zot!…Drejt nesh erdhi Linda. Nisi të flasë:
-Në shqip fjala “Albania” ka dy kuptime. Emër vendi dhe emër zogu. Edha fjala “kanada” ka dy kuptime. Së pari, shtet në Amerikën e Veriut. Së dyti, në shekullin e dytë, para erës së re, ka jetuar një fillozof indian. E quanin Kanada. Ai ka zbuluar, para grekëve të lashtë, teorinë mbi atomin. Sipas kësaj filozofie, universi përbëhet nga pesë elementë: uji, zjarri, toka, ajri, eteri. Perimet kanë vetëm ujë. Insektet: ujë dhe zjarr… Njeriu formohet nga pesë elementët…
-“Kodrat e buta” të Lindës, me sa elementë i ka “gatuar” nëna natyra? – i thashë shqip mikut tim.
Linda i mori fjalët për kompliment. Buzëqeshi dhe më shterngoi dorën me delikatesë femërore. Ky gjest më bëri aq trim sa e ftova për darkë…Kuptohet. Nuk pranoi…Nxorri si sebep punën…Nuk ja mora për keq…Për të mos na “vrarë” me refuzimin, siç bëjnë biondinat në Tiranë, na këshillojë të mos largohemi nga Roma pa shijuar “Picën Berluskon”.
– E dini historinë e kësaj pice? Tha Linda…Jo I thashë, edhe pse e kisha lexuar në internet. … “Pica Berluskoni”, si për ironi është recetë finlandeze. Prodhim i kompanisë “Koti Pizza”. Në vitin 2005 në Helsinki u organizua një panair për ushqimin. Berluskoni këmbënguli që panairi të bëhej në Parmë, sepse ai mendon që Parma është kryeqytet i ushqimit në Evropë. Argumenti: Në Parmë bëhet djathi i famshëm parmixhano. Kuptohet këmbëngulja e Berluskonit, i “thartoi” filandezët. Për hakëmarrje, kompania filandeze “Kote Pizza” nxorri një recetë të re pice me thekër, qepë të kuqe, kërpudha dhe … mish dreri të tymosur…Dhe e quajti “Piza Berluskon”… Mishi i drerit i tymosur e bën kaq të veçantë në shije, sa “Pica Berluskon” është bëre e preferuar në Finlandë, Itali, Poloni dhe sidomos në SHBA.
Nuk është vështirë në Romë të gjesh një piceri të mirë. Porositëm sipas këshillës së Lindës…Doli fjala ime: Biondinat kurrë nuk gabojnë kur japin…këshilla.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam frikë se më kthehet frika

Next Post

Pesë meteoritët më të famshëm në botë

Advertisement