Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– Kam një pyetje paksa të sikletshme… Të fejuarit tim i pëlqen shumë seksi oral, ndërsa mua më vjen për të vjellë sa herë ia bëj atij. Si duhet të veproj? Kam frikë se po t’ia them, do të lëndohet…
– E nderuar lexuese, nuk duhet të bëni gjëra që nuk i dëshironi. Ka plot femra që kanë po të njëjtën ndjesi si ju. Është shumë e thjeshtë; nëse nuk e bëni dot këtë gjë, mjafton t’ia thoni të fejuarit, pa u shqetësuar aspak. Ju jeni fejuar, do të thotë se ju ka bashkuar ndjenja e dashurisë. Nëse është e tillë, atëherë çdo gjë në një marrëdhënie duhet të jetë dëshirë e të dyja palëve e jo e njëanshme. Ai duhet ta kuptojë edhe vetë se ju ndiheni në siklet dhe më habit se si nuk paska reaguar! Nuk është nevoja të shtireni, thuajani dhe kaq. Më parë duhet të doni veten tuaj e më pas partnerin. Nuk është vetëm seksi oral ai që të sjell kënaqësi. Mjafton të bëni dashuri normalisht, duke ju pëlqyer edhe juve.
– A është normale që sa herë shikoj skena erotike në ndonjë film, prishem? Jam 18 vjeç.
– Për moshën tuaj është normale, aq më tepër nëse nuk keni ndonjë partnere në krah. Gjithçka është psikologjike dhe emocionale. Do ta quaja problem nëse ju arrini në ejakulacion me filma, ndërkohë që keni edhe partneren në krah. Me kalimin e kohës dhe duke u rritur, kur ndërkohë të keni filluar një marrëdhënie të shëndetshme me një vajzë, do t’ju kalojë kjo gjendje dhe nuk do të arrini në ejakulacion kaq lehtë, vetëm duke parë filma.
– Jemi një çift i ri. I dashuri më thotë se përdorimi i prezervativit e ul dëshirën për seks dhe ai nuk e përdor. A është e vërtetë kjo gjë?
– Sepse të dashurit tuaj nuk i pëlqen, kjo nuk është e thënë që është e vërtetë. Pa mendoni sikur të merrni ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, ose të ngeleni shtatzënë pa dëshirën tuaj, si do të vepronte i dashuri juaj, do t’i merrte përgjegjësitë? Përdorimi i prezervativit e bën më të sigurtë marrëdhënien seksuale, aq më tepër për dy të rinj. Ai ju bën të bëni seks lirshëm, pa u frikësuar se mund të ngeleni shtatzënë apo nga ndonjë lloj infeksioni. Çdo çift e zgjedh vetë mënyren se si do të bëjë seks, me apo pa prezervativ, por unë them që te çiftet e reja, përdorimi i prezervativit është i nevojshëm.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (3) View Comments (3)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kur vajzat e skenës heqin rrobat: Dafina Zeqiri

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement