Sot është e thjeshte te shkruash para nje ekrani te ftohte. Tani s’na bën përshtypje asnje fjalë, qofte “te dua”, qofte “te urrej”. Janë thjesht taste te nje tastiere qe s’kupton dot dallimin midis tyre, ndaj s’ndjejme gje kur i shkruajme. Me letren qenka ndryshe. E veshtire ta shkruash, ta fusesh ne zarf, ta postosh… kaq e kaq mundesi per t’u penduar para se të jetë teper vone. Kaq mundësi per t’u kthyer mbrapsht ne ato qe shkrove, per te grisur zarfin e per te mos e postuar kurre. Ndoshta ndjenjat e verteta duhen shprehur me gjerat e prekshme sepse vetem ashtu e ndjen peshen e tyre. Për ty miku im që u largove kaq papritur nga unë. Z.
Une dhe ti miq te heshtur me një heshtje kuptimplote që vetem zemrat e drejta i kuptojne qe jemi te lidhur në bese qe rron derisa une te vdes, qe nuk thyhet kurre lehte sa te jete toka dhe qiejte. Une dhe ti une qe asnjehere nuk te pashe ty por qe ti gjithnje me pe mua. Ti qe ma more zemren mua zemren time, nga ty te dhuruar. Te dua! Te dua me marrine time te shpirtit me thellesine time te sinqeritetit qe gjendet vetem ne thellesine e detit… te zemres. Une dhe ti te dua te frigohem… Për ty jam gati te flijohem si i çmendur per ty zgjohem, ne mes te nates ty te drejtohem, per meshire, e per ndihme per falje e per udhezime. Për ty jam gati te harrohem, me gure te mbulohem nga varret si i marre te cohem mes ujqerve bari te dergohem te rrihem e te debohem si ne Taif te përçmohem vetem per ty. Po vetem per ty jam gati te roberohem nga shtriganet te mallkohem pse ti e di qe une vetem para teje nenshtrohem. Vetem para teje ballin e vendos ne toke pse me te tjeret jam shkemb shume i forte qe nuk nenshtrohem lehte ne kete bote. Une dhe ti, ti madhor, superior, absolut, une i vogel, i ngrate, per tenden meshire, por krenar qe jam robi yt besnik, me besnikeri qe me vlon ne gjak qe nuk e tradhtoj sa te jem i gjalle, që e kam te fshehur ne shpirt, ne pasurine me te madhe qe une di… Të dua! Oh, sa shume te dua! Sa nuk ka shkronja ate më e pershkru. Duamë edhe ti mua! Te pergjerohem per kete, edhe nese nuk jam i denje, te lutem… falmë dhe dije se une te dua!
Advertisement