Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më enjten qepallat e më lotojnë sytë

– Doktoreshë Rezarta, më thoni ju lutem, çfarë m’i shkakton dhimbjet e qepallave në mëngjes, kur zgjohem? Përveçse i kam të enjtura, duket sikur janë mbushur me ujë përbrenda e kam aq dhimbje, sa mezi i hap sytë. Kur dal jashtë, qoftë edhe era më e lehtë, më bën që të lotoj. Sytë më lotojnë tmerrësisht shumë. Një tjetër gjë që dua të di, është: A është e vërtetë se konsumimi i shumtë i kripës ndikon në enjtjen e kapakëve të syve? Pres një përgjigje nga ju dhe një informacion të saktë, ju lutem.
Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: – I nderuar letërshkrues! Enjtja e kapakëve apo edema palpebrale, siç quhet në politikën okulistike, është një nga simptomat bazë të shumë patologjive okulare. Ajo është pjesë përbërëse e një pjese të madhe të sëmundjeve të syve, me origjinë inflamatore. Në qoftë se enjtja e kapakut shoqërohet edhe me skuqje të tij, dhimbje dhe temperaturë lokale, atëherë kemi të bëjmë me një proces inflamator që mund të jetë një infeksion akut i kapakut ose një infeksion akut i indit rrethues. Ndërkohë, në qoftë se ënjtja nuk shoqërohet me shenja të tjera inflamacioni, përjashtohet natyra infeksioze e enjtjes dhe mendojmë atëherë që kemi të bëjmë me origjinë dytësore, ndoshta nga patologji të tjera në trup. Pjesë përbërëse e sëmundjeve të veshkave është edhe enjtja e kapakëve, sidomos në mëngjes, por ato nuk kanë dhimbje shoqëruese, thjesht janë të fryra, si të mbushura me ujë e rëndojnë, pa dhimbje tipike.
– Panorama e tyre në mëngjes, në përgjithësi, përkon shumë me sëmundjet e veshkave të tipit të: nefictit, pyelonefridit, insuficiencë renale etj. këto raste, një konsultë me nefrologun është shumë e nevojshme dhe ndihmon shumë në zgjidhjen e problemit.
– Përsa i përket konsumimit të tepërt të kripës për të cilën ju më shkruani në letrën tuaj, shpjegimi i saj shkencor lidhet me faktin që kripa NaCl merr me vete ujin H2O, kudo që është, kështu që rrit nivelin e edermës. Unë mendoj se konsumimi i kripës rekomandohet në këto raste në sasinë sa më të vogël të lejuar dhe të pëlqyeshme në ushqim. Përsa i përket lotimit të shumtë që ju keni, ky mund të qetësohet përmes përdorimit të pikave (collyreve) me efekt antiinflamator, por gjithashtu, duhet të verifikohet edhe kalueshmëria e kanalit të lotit, i cili te personat me enjtje të kapakëve, në përgjithësi, është e kufizuar. Shpresoj t’ju kemi dhënë informacionin e duhur. Faleminderit për letrën tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam 70 vjeç, nuk bëj dot seks...

Next Post

Si bëhet fryrja e buzëve dhe heqja e rrudhave?

Advertisement