Kur vajzat e skenës heqin rrobat: FJOLLA
(Ky shkrim këshillohet të lexohet nën tingujt e “You can leave your hat on” http://www.youtube.com/watch?v=jbqpG5fYai4)
Diku është gjoksi, diku është fundshpina, diku një pamje e plotë e nudos ku gjethen e Evës, e zëvendëson një trëndafil. Ndonjëherë janë reale, shpesh ka meritë bisturia e diku tjetër photoshopi, por në çdo rast, kjo mban gjithmonë të njëjtin emër: Lakuriqësi, që edhe pse artistike, huton, shokon e në një vend si Shqipëria, jo rrallë, edhe skandalizon. Dëshirë për famë, për para apo thjesht për të mbetur në qendër të vëmendjes?! Jua lëmë juve ta gjykoni, por duket se në secilin rast, vajzat ia kanë dalë të marrin çfarë duan, për sa kohë mbeten ende emrat më të lakuar të skenës, duke rivalizuar ndjeshëm edhe “kolegen” e tyre ndërkombëtare, Kim Kardashian. E ndërsa këto “nimfa” të skenës e kanë “thyer tashmë akullin”, ne po përpiqemi të paramendojmë se cila do të jetë nudoja e radhës…
Nëse Kim Kardashian është ajo që është dhe nëse është e vërtetë se çdo njeri ka një klon në këtë botë, atëhere Fjolla Morina është e ngjashmja që i afrohet më shumë origjinalit. E ngjashme në portret e deri diku edhe në përmasat e dekoltesë, që edhe pse të prekura nga kirurgu plastik, kanë efekt mbresëlënës. Të njëjtin që pati edhe fraza e saj e famshme në këngën “Fb” “a don me ta thy” dhe që u kthye në hitin e padiskutueshëm të kohës kur u publikua. Por “hit” është çdo frazë e saj, si për shembull shprehja “Keep calm & paloje (palose) zogun”, një dedikim drejtuar koleges, Tuna, e cila deklaronte se nuk kishte asnjë konkurrente. Dhe hiti i radhës, që i paraprin publikimit të klipit të saj më të ri në muajin dhjetor, është: “Njerëzit pyesin pse i postoj disa lloj fotosh… Sepse unë bëj çfarë dreqin dua!”. Mos ndoshta kishit diçka për të thënë për Fjollën?!
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)