Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Një tragjedi në shkurt

Në komunën e Buzit
Një tragjedi e paparë
Kujet (ulërimat) seç dëgjohen
Vallë ç’ka ngjarë?

Ishte fund shkurti
E premte e mallkuar
Ah, atë ditë të zezë
S’kam për ta harruar…

Advertisement

Më thanë se vranë Lilin
Atë të bukur djalë
I gjatë si një lis
I fortë si një mal.

Ç’ishte ajo dorë
Që preu atë lis?!
Dora iu bëftë shkrumb
Helmoi farë e fis!

Ai kish një baba
Që veç atë mendonte
Kishte edhe një nënë
Që aq shumë e donte

Kishte edhe dy motra
Që për të jetonin
I kishin ndarë dhe ditën
Prisnin ta martonin!

Ti, xhaxhi Bashkim
Qëndro ashtu si burrë
Se ne Lilin
S’do ta harrojmë kurrë.

Ti, teta Feruze
Qëndro si burrneshë
Se Lili s’ka vdekur
Por është midis nesh!

Ti nuse e bukur
Si motër për ne
Lili do jetë gjallë
Dhe pse atje nën dhé! V.Kalemi
Trokitje takash

Një trokitje takash në rrugë
e vera në gotë, turbullohet më shumë se unë,
një trokitje, nga ti apo një tjetër
ishin taka, tingull i një dashurie të vjetër.
Trokitje takash
e kujtime pa fund
tashmë, vera nuk ndjehet më,
u bë transparente si uji
Trokitje takash
dëgjohen përsëri,
tashmë të largëta,
jo si trokitje, por si tingëllim.
Trokitje takash,
e rrëmbimthi koka lëviz
një trak a trak, mbi pllaka
një dhimbje malli në shpirtin tim…
Vëllimi poetik “Udhëve të shpirtit” Ylli Jahaj

…Faji është jetim…

Bërtitem e kërcitëm të zemëruar
Siç qeni me macen grinden gjithnji
E ndezëm një luftë që s’paska të shuar
Se egot “e fryra” nuk mbajnë përgjegjësi.

Thamë fjalë të rënda si mal shkëmbor
I hodhëm pa matur e plot zemërim
Për fajin gjetëm sllogan shekullor…
Siç thonin të vjetrit, faji është jetim! Angjelina Lina Ndoj

Pasion djegës

U rrëmbyem nga një ortek entuziazmi
Në një vorbull pasion-djegëse krejt pa faj
Iu dorëzuam me vetëdije një cunami
Pa vetëdije u shkëputëm paskëtaj…

U mbuluam kokë e këmbë nga lumturia
I hymë përmes një lumi, që rrëmben
Për ne të dy kjo ishte dashuria
Një pasion që premton shumë e shumë gënjen.

Në fund të fundit, ç’fuqi kanë dy njerëz
Përballë natyrës me të sajat, dukuri
I nënshtrohen dëborës, shiut, erës
Duke shpresuar në t’përjetshme dashuri! Bledi Ylli

Paradoks

Ditëve, njerëzit mbi tokë të ngurtë
Netëve të gjithë gjejmë qoshen tonë
Aty ku bëhemi aq të urtë
E ku do shpirti na dërgon…

Nën rreze dielli, nuk je me mua
E kur shkel nata, tmerrësisht të ndjej
Në cilën natë më the “të dua”…
…e atë natë nuk mund ta gjej!

Kur jam pa ty, nuk jam me veten
Kur jam me veten, të dua ty
Sa dashuri në shpirtra mbeten
E vdesin po në shpirt… aty! Bledi Ylli

Plagët e pashërueshme

Plagët janë gjithmonë të dhimbshme, e di mirë
dhjetëra herë i kam provuar hidhësit’ e saj
jam plagosur rëndë, e plagët sërish më janë përtërirë’
por plagët e braktisjes, nuk shërohen kollaj!

Ajo plagë të dhemb edhe ëndrrave, gjumit
dhe syri e shpirti të gjemiset në lot e vaj
kam duruar dhe duroj edhe plagët e plumbit
por kurrsesi, plagët e braktisjes së saj…

Prej plumbit vërtet mund të gjesh edhe vdekjen
Fundi-fundit, njeriu një vdekje e ka hak
por të jetosh, o miq, i vdekur, tërë jetën
të t’them se je i nëmur?! Është pak! Skender Laze Trebeshina

Formoj një emër
Luaj me xhamin, në dritaren time
Mbi frymën e shpirtit, formoj një emër
Mbyll sytë dhe i bëj një lutje Zotit
Për dikë që kam të shtrenjtë në zemër
Dhe gjithmonë më ndodh, të bëj këtë veprim
Kur jashtë bie borë dhe unë mendoj për ty
Frymoj në xham, e formoj një zemër
Dhe bashkë me zemrën, emrin tënd aty
Dhe vitet kalojnë, ndërrojnë mendimet
Por koha kurrë, nuk më ndryshoi
Sa herë bie borë dhe shkoj në dritare
Me frymë mbi xham, një zemër formoj… Fleta Satka

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Claydee Lupa: Kam gjak shqiptari dhe këtë nuk e ndryshon asgjë!

Next Post

Gruaja nuk bën seks me mua

Advertisement