Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Poezi për Shën Valentinin

Hesht nata sot me mua
Gjë e gjallë nuk pipëtin
Pranë në vesh buzët e tua
…pëshpërijnë!

Trupat ngjitur ftohtë nuk ndjejnë
Zemrat preknin lumturinë
Në k’të natë do të shpërthejnë
…eros-natë, Shën Valentin.

Advertisement

Dhe në puthjet më të ëmbla
Do të të marr ty, ëmbëlsi
Dashuria sot ka ditën
Unë uroj në përjetësi… Bledi Ylli

Dashuria është kurorëzuar nga një i shenjtë
Ai quhej “Shën Valentin”
Kujtohet çdo 14 shkurt
Të dhimbshme e ka historinë!

Kurorëzonte dashurira të pamundura
Por ne s’na kurorëzoi dot
Dhe e dënuan me vdekje
Ndaj vuajnë dashuritë ende, me vaj e me lot

Per ne është Shën Valentin i radhës
Që Ti nuk po e feston me Mua
Ngushëllohesh që na ndan vetëm deti
Apo nga fakti që ende të dua?

Dashuria jonë ende s’është vjetëruar
Ju betohemi! S’ka ndryshuar fare…
Por zemra jonë është në rrisk të madh
Me kaq shumë ndjenja mëkatare

Sikur ta dije sa dëshirë kam sonte
Të të vështroja drejt e në sy
Të dëgjoja zërin tënd
Pastaj le të vdisja e qetë
Nga ndjenja që më mbyt për Ty. Valentina K.

Sot i dashur të flasim pa fjalë
Sytë e trupat të thonë ç‘të duan.
Në zjarrin e epshit të digjemi ngadalë
Në atë zjarr që ndezën vitet që shkuan. !

Në botën tonë “të kyçemi” të dy
Në ëndrrën tonë që na përkund
Më digj dhe sot në tuat sy
Në dashurinë tënde pafund.!

Me ty jetoj një tjetër jetë
Atje ku dashuria s‘njeh kufi
Për mua është parajsa vetë
E jetës time mrekulli.!

Kaq vjet i dashur jetoj aty
Aty e kam unë mbretërin‘
Me puthje të uroj sot ty
GEZUAR dhe ketë SHEN VALENTIN. Laerta Kajtani

Mbrëmë, në dhomën time

Mbrëmë më erdhe në dhomën time,
Më kape përdore e the: “Kërce me mua!”
Unë, e veshur me të holla stine,
U ngrita nga shtrati e thashë: “Të dua”.

Ti, nga beli, fort më shtrëngove,
Të kapur përdore, nisëm kërcimin të dy,
Pastaj më pëshpërite ëmbël në vesh,
Dhe më ftove sërish për dashuri…

Eja, e dashur, se malli më ka marrë,
Të kërcejmë atë “valsin e lumturisë!”
Të kujtojmë si dikur vitet e zjarrta,
Ato vite përvëlimi që jetuam të dy.

Dhe bashkë të shkrirë në një trup,
Vallëzuam derisa zbardhi mëngjesi.
Po kur sytë i hapa, ti ishe larguar,
Për Shën Valentinin, i dashur, të pres! Luljeta Gjosha Pashollari

Ditë e uruar
Kujtohu, kur lulëzojnë mimozat në shpirt.
E rrugët e zemrës mbushen me aromë.
Më shumë se kurrë feston atë ditë.
Ajo e shenjta dashuri e njomë!

Dikush pret një përqafim
Një fjalë të vetme, një zë, një puthje.
Dikush, mbytur në mallëngjim.
Përkund kujtime në mall dhe lutje.

Shën Valentin, ditë e uruar.
Vjen kur dëbora prej malesh shkrin.
Dikush feston i dashuruar..
Dikush tjetër “feston” vetminë. Angjelina (Lina) Ndoj

Eros

Erdhi Shën Valentin, ditëlindja jote
Dita, kur zemrat u kurorëzuan dashuri
Dhuratë kam për ty, unë zemrën time
Ku brenda saj, më je dhe ti dashuri…

Dhe në horizontin e jetës, të mbaj si diell
Eros’ t’thërras n’shpirt, si pranvera një fllad
Falënderojmë shenjtërinë e Tij, k’të ditë me lule
Dhe pse me dashurinë, mund të mos jemi bashkë!

Ditë mitike’ të mbajmë si një legjendë
Dhe dashurisë që kam e mbaj në shpirt
I jap unë lule rrezet e diellit
Bashkë me shpirtin tim, kur vjen ajo ditë

Dashuri’, mit’ i epokave, sa luftëra ke celebruar
Nisur nga Elena e Trojës, me pasion nga eros’ pushtuar
Gjunjëzove mbretër, shpirtra të pushtetshëm
Dhe në një Shen Valentin’ i ktheve të pavdekshëm!

Histori e një jete, me lot shekujsh trazuar
Diku e humbëm rrugën e dashurisë së vërtetë
Të lutem Zot, na kthe në rrugën e duhur
Që kur të festojmë Shën Valentinin, ta ndjejmë edhe vetë! Fleta Satka

Ndërkohë, e vetme

Çuditërisht, fytyra jote më mungon.
A kam, a s’kam të drejtë, s’e di
Dhe koha, për dreq, më provokon.
Jashtë është kaq lagur, jashtë bie shi.

Dhe shiu, dihet, sjell nostalgji.
Fytyrën mbështetur në dritare kam.
Përfytyroj tërë qenien tënde tani.
Ndërkohë që shiu rrugët shpëlan. Auror’a CM

Dashuri dhe mall

Tokën kam puthur duke qarë,
Kur dhimbja qiellin kish’ kaluar.
Ndërmënd të sillja duke të sharë,
E prapë të doja, duke t’menduar!

E prapë të doja, duke t’menduar
Si një nerajdë që mbet’ përrallë
Kur dhimbja t’mban të përmalluar
Dhe vetë urrejtja bëhet mall!

Dhe vetë urrejtja bëhet mall
E mall që vjen gjithmonë i dendur
Ndërmend të sjell duke të sharë
E prapë të dua si i çmendur! Bledi Ylli

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A do të më pranoj njeri kështu siç jam?

Next Post

Dashuri e gabuar...

Advertisement