Unë që po ju shkruaj jam nga Lazarati. Tani ndodhem ne spital dhe jam me mirë, fillimisht deshiroja t’ju pershendes juve, redaksinë, sepse jeni te mrekullueshem… Historia qe do të tregoj ka te bejë me hashash. Ngaqe jetoj ne Lazarat, unë pi shumë hashash, kështu qe jam e dashuruar tmerrësisht ne te po aspak nuk ma mori mendja qe nje ditë do ta lija hashashin. Nuk shkoi gjatë dhe ne u ndamë. Unë çdo ditë e shihja hashashin ne oborr, më kishte marrë malli shumë per te, por isha betuar qe s’do ta prekja fare. Kështu, unë mora nje rrugë tjeter dhe fillova të pi duhan. E shikoja se sa i merzitur ishte hashashi ngaqe e lashë ate, por s’kisha ç’te beja, ngaqe zotëri Edi na ka ndaluar te mbjellim dhe unë sapo kisha mbjellë nja 200 vazo me hashash ne bahçe. Kështu vazhdova dhe ca muaj pa perdorur hashash dhe nje natë rashë e mendoja me vete: “Jo, mor burrë, se nuk po e zgjas me shumë, do pi akoma” dhe ngaqe me kishte rene malli shumë, vazhdova te pija e te pija pa mbarim. Isha etur per ate, ngaqe kisha gati 5-6 muaj qe s’e kisha prek me dorë. Dhe, ne fund, perfundova ketu ku jam edhe tani, ne spital. Motra dhe vellezer, po ju them, te gjitha i lashë, po ate s’mundet, ngaqë ai është gjysma ime. Naten e mire.
Advertisement