Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bëmë një spermogramë…

– Përshëndetje Dr. Dani. Bashkëshorti im (31 vjeç) bëri një spermogramë, pasi po bëjmë një vit martesë dhe kemi dëshirë të bëjmë një fëmijë, por ende nuk e kemi arritur qëllimin. Unë doja të më ndihmoni duke më shpjeguar pak rezultatet e analizës. Pamja normale, lëngëzimi normal, viskoziteti normal, volumi 6.0 ml., lëvizshmëria, progresioni i shpejtë, plus progresioni i ngadalë = 5.0 lëvizje jo progresive = 55.0 të palëvizshme 40.0, aglutinacioni = negativ, dendësia 71 milion/ml, numri total 426 milion qeliza të linjës spermatike = mjaft/fushë, leukocite 0-1/fushë. Kjo është paraqitja e analizës. Doktoresha gjinekologe që e interpretoi analizën, më dha një recetë me 60 kokrra nga 2 kokrra në ditë të Profertil. Ju lutem, më ktheni një përgjigje se jemi në merak. Më sugjeroni se çfarë duhet të bëjmë. Me respekt.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Spermograma është një nga momentet më të rëndësishme për të vlerësuar aftësinë riprodhuese të një mashkulli. Një analizë e bërë mirë, tregon realitetin, një analizë e bërë jo me profesionalizëm, të fut në rrugë të shtrembër, zgjat kohën e mjekimit dhe si përfundim, të çorienton. Unë, si mjek androlog prej 35 vjetësh, mund të them që tani në ekonominë e tregut janë hapur shumë laboratore, të cilat, midis analizave të tjera, pretendojnë se bëjnë edhe analizën e spermogramës, në pjesën më të madhe, pa profesionalizëm. Konkretisht, në analizën tuaj bie në sy ulja e lëvizshmërisë së spermatozoidëve, që është shumë e dobët. Nuk e kuptoj dhe duhet të sqaroja një element: Qelizat e linjës spermatike janë shumë, barabartë me mjaft! Në rastin konkret, këtu bëhet një studim për të përcaktuar se qelizat e linjës spermatike që në pamje të parë në mikroskop, janë shumë të ngjashme me leukocidet.
– Në këtë rast, bëhet një studim që i diferencon nga njëra-tjetra dhe, në qoftë se do të kesh mbi 1 milion në 1 mililitër leokucide, në këtë rast mendojmë se kemi të bëjmë me një infeksion të gjendrrave aksesore dhe mjekimi duhet bërë patjetër me antibiotik dhe antiflamator. Një problem tjetër në këtë që më përshkruani është që duhen përcaktuar patjetër ndryshimet morfologjike të spermatozoidëve. Spermatozoidët kanë një formë normale me kokën, gjatësinë 4.2 mikron, formë ovale, gjerësi 2.5-3.5 mikron, pjesa e akrozomit duhet të jetë 40-70 % të sipërfaqes së kokës, pjesa intermediare, pra, qafa, me trashësi më pak se 1 mikron dhe bishti duhet të jetë i drejtë, pa përdredhje, 50 mikron. Këto janë klasifikime ku normat duhet të jenë mbi 4 % (klasifikimi Kruger i vitit 2010). Një studim tjetër i kohëve të fundit është ai që quhet fragmentimi i ADN-së, shkaktar i mosrealizimit të një fëmije. Një moment tjetër aq më tepër që ju keni lëvizshmëri spermatozoidësh, është përcaktimi i faktorëve imunologjikë, ku një të dhënë të jep përcaktimi i Igg-së dhe Igm-ja në lëngun spermatik, gjë që ju nuk e keni realizuar. Pra, me sa kuptoj nga analiza juaj, të cilën nuk e di se ku e keni bërë, ka shumë paqartësi. Si kjo analizë ka pothuajse në të gjithë laboratorët jo profesionalë. Në rastin konkret, unë nuk kuptoj një gjë… Ju më njihni mua, pse nuk duhet të vini në konsultim direkt, por duhet të merrni mendimin e një mjeku dhe konkretisht, nga ana ime, kërkoni të dini a jua ka dhënë mirë mjekimin apo jo?! Sidoqoftë nëse e shikoni të arsyeshme ju mund të më kontaktoni në çdo kohë për t’ju dhënë shpjegime.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Unë dhe ti...

Next Post

Kam mungesë vetëvlerësimi e ankth

Advertisement