Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e vogël e këngëtares Albërie Hadërgjonaj është zhvendosur prej kohësh për të jetuar në Amerikë bashkë me partnerin e saj, futbollistin Fatmir Hysenbelliu. Në fillimet e saj, Anxhelina iu përkushtua shumë muzikës, klipeve të reja, pjesëmarrjes nëpër kompeticione të ndryshme muzikore, ndërsa tani duket se është distancuar paksa nga projektet e reja muzikore, ndoshta edhe për shkak të largësisë. Megjithatë, Anxhelina po i përkushtohet diçkaje tjetër. Ajo nuk e lë aspak pas dore lukun e saj dhe kjo është normale për çdo femër, por ajo që na bën përshtypje te kjo e fundit është transformimi që po pëson pak nga pak, duke marrë një pamje shumë të ngjashme me këngëtaren Xhenifer Lopez. Për këtë, mjafton t’u hidhni një sy këtyre fotove dhe do shikoni ndryshimin e madh të pamjes së Anxhelinës dhe ngjashmërinë e madhe me këngëtaren e njohur. A nuk e keni edhe ju të vështirë të dalloni se cila është njëra dhe cila tjetra?
Advertisement