Horoskopi 16 mars-22 mars
Dashi
Afërdita, Marsi dhe Urani në shenjë do të sjellin risi, ndaj do t’ju ndodhin ngjarje të rëndësishme në fushën e dashurisë, punës, shtëpisë, familjes e mbase do të vijë një fëmijë, apo një mundësi që nuk e prisnit, për të bërë përpara në karrierë. Kapni çdo rast që ju ofron jeta, mos kini frikë nga asgjë dhe sidomos, jo nga ndryshimi. Jini guximtarë dhe veproni pa ndrojtje e pa justifikime të kota. Jini të hapur edhe ndaj dashurisë me shikim të parë.
Demi
Kjo nuk është një periudhë shumë e mirë për ju, pasi Marsi në shenjën e Dashit nuk ju ndihmon për të qenë në formë dhe energjikë. Për fat të mirë, nga ana psikologjike e mbani veten, gjë që ju ndihmon të përballoni punën. Mesazhi është i qartë: Rrini në shtëpi, hani një supë të ngrohtë, shihni pak televizor dhe shkoni në shtrat! Mos u shqetësoni, së shpejti do të rigjeni formën tuaj. Respektoni trupin tuaj dhe jepini çlodhjen për të cilën ka nevojë. Megjithatë, kjo nuk është arsye për të mos dhënë e marrë përkëdhelje në shtrat…
Binjakët
Do të afroheni shumë me një të afërm, ose me një shok/shoqe, një koleg/e. Keni nevojë për mbështetje morale dhe dini ku ta gjeni. Profesionalisht, duhet të bëni shumë punë që ju kanë rënë përsipër në momentin e fundit. Janë punë urgjente, por do të dini si t’i menaxhoni. Gjithashtu, do të dilni shumë këtë javë. Në dashuri, situata do të jetë pak e ndërlikuar; disa prej jush do të bëjnë një takim të papritur.
Gaforrja
Këtë javë ju do të reflektoni për gjendjen tuaj financiare. Do të donit të shpenzonit për një projekt të veçantë, si për shembull të blini diçka për shtëpinë, një motoçikletë, për pushimet dhe mendoni si t’ia bëni për të marrë vendimin e duhur… Në punë, gjithçka shkon shpejt, Marsi ju përshpejton ritmin, prandaj nuk keni kohë të pini kafe të gjata. Evitoni edhe rrjetet sociale derisa të mbaroni punët që keni për të kryer. Në planin dashuror, jeni në harmoni me tjetrin, ndërsa beqarët nuk do të kenë kohë të lirë për të menduar për dashurinë…
Luani
Jupiteri është gjithmonë aty dhe ju mbron nga çdo problem. Çdo pengesë që do t’ju dalë përpara do të zgjidhet, prandaj ju duhet të përballoni çdo problem sa më shpejt dhe t’i rregulloni para se të vijë gushti. Përfitoni nga kjo mbrojtje qiellore. Në dashuri gjërat kanë fituar qëndrueshmëri, ju diskutoni për të ardhmen dhe bëni projekte. Nëse jeni vetëm, një njeri shumë serioz interesohet për ju. Mos u tallni me të, sepse do t’ju qetësojë dhe do t’ju sjellë qëndrueshmërinë për të cilën keni nevojë.
Virgjëresha
Saturni është gjithmonë në shenjë dhe ju filloni të mësoheni me këtë realizëm e qartësi mendimi. Të vërtetën do të vazhdoni ta thoni, por do të arrini edhe t’i jepni nuancat e duhura, përndryshe do të kishit përballë një tufë me armiq. Roli i Kasandrës që thotë të vërtetën, nuk është një pozicion i lehtë. Evitoni grindjet me partnerin/en, sepse ai/ajo nuk do të reagonte mirë dhe evitoni ata të shenjës së Dashit këtë javë, sepse ata, shkak duan që të fillojnë sherrin.
Peshorja
Do të ndjeheni të pafuqishëm përballë disa problemeve. Keni filluar shumë projekte njëherësh, gjë që është eksituese, por që t’ia dilni mbanë, nuk ju mbetet aspak kohë për vete, as për të marrë frymë e le më pastaj që të kujdeseni për të tjerët. Vetëm nëse merrni kohë nga gjumi… gjë të cilën herët a vonë, do ta paguani. Në çift, gjithçka shkon mirë, ju merreni vesh, me gjithë grindjet e vogla që pasohen nga pajtime të këndshme. Humori është i mirë. Nëse jeni vetëm, do të takoni një njeri të ndërlikuar. Mos u jepni shumë pas tij/saj, prisni njëherë…
Akrepi
Do të keni risi në planin profesional, një ndryshim drejtori, ndonjë koleg i ri, por nuk përjashtohet edhe ndryshim ndërmarrjeje. Jini gati për të pranuar ndryshimet, bile kjo gjë që do të jetë eksituese. Nëse kërkoni punë, është momenti i duhur për të dorëzuar CV-të dhe për të bërë provime. Në dashuri parashikohet romancë e re për beqarët. Dielli dhe Neptuni hapin zemrën tuaj për lidhje të reja. Për momentin, do ta keni më shumë mendjen te ndjenjat sesa te pasioni. Në çift, gjithçka shkon mirë.
Shigjetari
Dashuritë tuaja janë të fuqishme dhe pasionante. Nëse jeni vetëm, një takim i ri dhe interesant shfaqet në horizont. Kjo i korrespondon asaj që donit, por merreni shtruar, mos u nxitoni. Një dëshirë për fëmijë mund të lindë te ju nëse jeni në çift. Profesionalisht, jeni në fazë reflektimi, keni dëshirë të shprehni anë të ndryshme të personalitetit tuaj, të dilni nga rutina, apo të jeni më të hapur. Meqë po vjen pranvera dhe më pas vera, ju do të filloni sportin për t’u kujdesur për formën tuaj.
Bricjapi
Plutoni dhe planetët në shenjën e Dashit janë negativë për ju. Kjo ju detyron t’u përshtateni vazhdimisht situatave të ndera, personave të ndërlikuar, ndryshimeve të humorit të njërit dhe tjetrit, problemeve në punë. Në punë, gjithashtu, presin shumë prej jush. Ndjeheni si perëndia hindu, Shiva, me pesë duar. Në dashuri, situata është e tensionuar nga humori juaj i keq për shkak të pengesave. Mund të keni probleme edhe me gjurin dhe shpinën, pasi stresoheni shumë.
Ujori
Mërkuri është gjithmonë aty dhe ju jeni plot ide, dëshira, projekte. Mbani shënim ato që nuk mund të bëni tani. Ujorët harrojnë shpejt, sepse e kanë mendjen të mbushur me gjëra. Në dashuri është një moment kur duhet të vini pikat mbi i, me butësi, por edhe me vendosmëri. Nëse jeni vetëm, një mik/e do të kërkojë më shumë prej jush, por ju do të bëni sikur nuk kuptoni. Bëjini vetes pyetjen nëse jeni të interesuar apo jo.
Peshqit
Intuita juaj zhvillohet në mënyrë të pabesueshme, ju perceptoni gjithnjë e më mirë çfarë u ndodh të tjerëve. Reagoni shpejt ndaj emocioneve që ju rrethojnë, ndjeheni mirë kur të tjerët ndjehen mirë dhe keq, kur ata ndjehen keq. Do të diskutoni me një të afërm për gjërat që nuk shkojnë në familje, por pa arritur të gjeni një zgjidhje. Kësaj radhe nuk do të bëni kujdes se sa do të harxhoni, sepse bëhet fjalë për qejfin tuaj dhe ai nuk ka çmim. Në punë, gjithçka shkon mirë.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)