Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

10 gjëra për të mos u harruar, kur njihni një djalë

10 gjëra për të mos u harruar, kur njihni një djalë

Nëse edhe ju sapo keni njohur një djalë dhe prisni të shihni se si do të shkojë lidhja juaj, keni më poshtë 10 të vërteta të thëna troç mbi rregullat e «tregut të egër të takimeve»…

1. Një sms nuk do të ndryshojë botën
Të presësh dy orë para se t’i përgjigjesh? Të presësh që të marrë ai i pari? Të vësh tre pika në fund? Po fytyra të qeshura? Gjithë këto pikëpyetje për një sms, janë të tepruara për një djalë të vetëm (pa përmendur këtu shpikjet e reja teknologjike, si iMessage (ku sheh se ai është duke të shkruar, ose jo) dhe gjëra të tjera. Sido që të jetë, në vend që të lodhni trurin 47 minuta për të dërguar një sms të tipit «Do pimë një kafe ndonjë ditë?», dijeni se një sms nuk ndryshon botën. Një person me tru nuk do t’ju gjykojë për një shenjë pikësimi të vënë gabim, nëse harron ndonjë shkronjë, ose më keq akoma, nëse merr iniciativën e para, sepse je ti më e dhënë pas tij. Rreziku i vetëm është se kështu do të nxjerrësh në shesh ndjenjat e tua dhe, në fund të fundit, kjo nuk është gjë e keqe.
Përjashtime: Redaksia nuk mban përgjegjësi nëse i dërgoni sms kur jeni e dehur, nëse i bëni deklaratë dashurie të parakohshme duke vënë

Advertisement

2. Një djalë i interesuar merr gjithmonë në telefon
Kjo është një e vërtetë universale, me të cilën jeni edhe ju dakord, vetëm se e «harroni» nganjëherë: Një djalë i interesuar do të marrë në telefon, do të japë ndonjë lajm, do të përgjigjet. Me një fjalë, nuk do t’ju lërë vetëm me mesazhet tuaja dhe shqetësimin prej adoleshenteje (që është i justifikuar, gjithsesi). Pra, nëse jeni ju e vetmja që dërgoni sinjale SOS dhe atij i duhen 36 orë para se t’ju përgjigjet me një mesazh banal, është e qartë se ai nuk është i interesuar. Hiqni dorë prej tij (nëse nuk jeni shumë e fiksuar), përdoreni energjinë tuaj për një burrë tjetër, që ju meriton. Më vonë do të na falënderoni për këtë këshillë…
Përjashtime: Ai ka humbur numrin tuaj duke riregjistruar numrat e telefonit, ose i kanë vjedhur telefonin, ose ka vajtur diku (në ndonjë majë mali) ku nuk ka valë… Në këtë rast, jeta për ju të dy premton të jetë e denjë për një komedi romantike amerikane dhe nuk është çudi ta takoni në ndonjë cep rruge, ose në një kafe aty afër, me një trëndafil në dhëmbë.

3. Nëse fati nuk do, mos e detyroni me zor
Mos u përpiqni të largoheni nga e paevitueshmja. Një fjalë e urtë popullore thotë se duke farkëtuar bëhesh farkëtar, domethënë, duhet të provoni disa refuzime në kërkimin e burrit të duhur. Mos kini frikë nga refuzimi! Këto pengesa, këto probleme dashurie, do të forcojnë rezistencën tuaj, këmbënguljen, do të testojnë aftësinë tuaj për të shpresuar, pavarësisht nga rrethanat dhe, mbi të gjitha, do t’ju bëjnë të aftë të luani një lojë që nuk është (medoemos) e pakëndshme. Nëse ndonjëherë ndjeheni e pangushëlluar nga fakti se bukuroshi filan nuk e kuptoi se ju të dy ishit shpirtra binjakë, kini parasysh se dashuria, ajo e vërteta, është reciproke. Ka ardhur koha të kuptoni se, edhe po ju refuzoi një burrë, kjo nuk do të thotë se do të vihet në pikëpyetje jeta juaj, vetë qenia juaj. E kemi seriozisht…
Përjashtime: Nëse ju kanë thënë për të 437-ën herë «jo, faleminderit, nuk bëhet fjalë…», atëherë, na vjen keq, por ne ju mëshirojmë…

4. Koha gjendet
Një varg kënge thotë: «Nuk kam kohë për këtë në këtë moment». Gabim! Potencialisht, të gjithë kanë kohë, një gjysëm ore për të pirë një kafe, ose për të ngrënë një darkë. Edhe mëngjesi është një mundësi takimi. Kështu, nëse qëlloni me një djalë bukurosh që vjen t’ju takojë kur ia ka qejfi atij, ju mund të prisni gjithmonë, por kjo lidhje mban pak erë… Pastaj, ai që nuk ka kohë e vë tjetrin në një pozicion mjaft të urryer: Ndërkohë që ai është aq i zënë, sa e ka lënë jetën dashurore dhe seksuale në plan të dytë, ju, humbësja, nuk keni ç‘të bëni tjetër, vetëm të prisni atë që të ketë pak kohë për ju. Bukur, apo jo?
Përjashtime: Ndërkohë që ju doni të hani një darkë me të, ai po jep lajmet e orës 20.00 në televizor, ose ka 5 fëmijë dhe sapo është divorcuar, ose ju banoni në Tiranë, ndërsa ai në Vlorë…

5. Askush nuk është i përkryer
Landi kishte hundë shumë të madhe, Benit i mbanin erë këmbët, Misheli nuk kishte humor, Iliri e kishte barkun e madh… Është çmenduri po ta mendosh se, për një takim, apo dy, ju keni krijuar opinionin tuaj për një pretendent, i cili bën gjithçka për t’ju pëlqyer, ndërkohë që ju gjykoni pa mëshirë këmishën e tij me cilësi të keqe. Së pari, kjo nuk është e mirë dhe pastaj, kujtohuni: Ish-i juaj, ai që ju theu zemrën, dashuria e jetës suaj (apo e një pjese të saj), nuk kishte asnjë defekt? Ishte gjithmonë i përkryer?
Përjashtime: Ai ju thërret «zemra e vogël» që në takimin e parë, hap frigoriferin 7 minuta pasi ka hyrë në shtëpinë tuaj, e mban hundën ngjitur me telefonin e tij gjatë një darke, etj.

6. Era është një faktor përcaktues
Që me puthjen e parë mund të përcaktojmë nëse mund të biem në dashuri me një person apo jo. Burri i përkryer, i sjellshëm, i kujdesshëm, i ëmbël, zbavitës, inteligjent, erën e trupit apo të gojës së të cilit nuk e duroni, nuk ka asnjë shans. Kjo nuk do të rregullohet kurrë. Nuk bëhet fjalë medoemos për një erë të keqe, por më shumë për një harmoni feromonesh. Nëse, kur e puthni, nuk ndjeni atë që duhet të ndjeni, atëherë keni përpara një pengesë fizike që feromonet tuaja rezufojnë ta kapërcejnë. Kini parasysh atë që thotë një fjalë e urtë: «dashuria nuk ka erë». Atëherë, nëse puthja është e squllur, më mirë merrni një taksi dhe kthehuni në shtëpi.
Përjashtime: Ai ka pirë shumë, ju keni pirë shumë, ai është me grip, apo ju nuk e mbani mend fare puthjen tuaj të parë. Në këtë rast, ia vlen ta riprovoni…

7. Ju nuk do të merrni mbiemrin e tij
Keni vetëm dy orë që keni takuar Andin në një festë dhe ëndërroni sikur keni marrë mbiemrin e tij… (Kjo ngjan pak me atë përrallën e asaj që kishte 10 vezë dhe bënte plane të blinte një lopë me to). Kështu, ju fantazoni sikur shkoni në bankë, ose në çerdhen e kalamajve, duke u përgjigjur me mbiemrin e tij, X. Jo, zonja X, mjaft ëndërruat dhe bëtë plane mbi një llogari të përbashkët, ose për ngjyrën e syve të fëmijëve tuaj duke bërë një përzierje (që sfidon gjithë ligjet e biologjisë), mes syve tuaj blu dhe syve të tij ngjyrë lajthie. Më parë duhet të keni dëshirë ta ritakoni këtë Andin një ditë pasi e keni parë veshur me kostumin e Adamit, para se të lidhni fatet tuaja në përjetësi. Qetësohuni!
Përjashtime: Ai është ulur në gjunjë dhe ju zgjat një kuti të vockël, me një unazë brenda. Atëherë keni të drejtë të bëni plane, zonjë! Dijeni edhe se keni të drejtë të mbani mbiemrin tuaj, nëse mbiemri X ju nuk pëlqen, ose nëse jeni e fundmja e Mohikanëve (për fat të keq, ky është mbiemri juaj).

8. Nata e parë nuk është vendimtare
Nuk po ju flasim për frazën e famshme «është hera e parë që më ndodh», por më shumë për dëshirat tuaja në shtrat, të ndezura më shumë sesa duhet nga kinemaja hollivudiane, ose nga kujtimi i ëmbël i Fredit, burrit më të nxehtë të të gjitha kohërave, të cilin e keni takuar gjatë pushimeve në një ishull grek dhe që ju ka lënë pas një kujtim të pashlyeshëm. Duhet ta harroni natën e parë të përkryer dhe të shihni si do të shkojë më pas. Nata e parë nuk do të thotë asgjë; disa performojnë më mirë kur kanë besim, me kalimin e kohës dhe me lindjen e ndjenjave. Mos kini frikë pra dhe relativizojeni situatën; nesër do të jetë më mirë.
Përjashtime: Çarçafët e tij janë të pisët, ose ai kujton se është Roko Sifredi (por pa karizmën dhe eksperiencën e tij), ose ai ka pëshpëritur nëpër dhëmbë emrin e ish-të dashurës, Xhenit.

9. Shoqet tuaja nuk dinë asgjë
Ato mund të kenë teori nga më të ndryshmet, që nga ajo e syrit të keq, ajo e lidhur me jetën e Jezusit («Jezusit iu deshën tri ditë për t’u ngjallur, dhe ai nuk do të të kontaktojë para tre ditëve»), supozime të çmendura («Ai duhet të ketë shumë Ana në telefonin e tij, prandaj nuk të telefonon, ka frikë mos ju ngatërrojë»), këshilla të dyshimta («Herën tjetër, ik nga krevati i tij në mes të natës, për t’i lënë mbresa»), por një gjë është e sigurtë: Sinqerisht, shoqet tuaja nuk kanë asnjë ide se për çfarë po flasin. Megjithëse mund ta njohin burrin në fjalë, ato nuk janë aq të afërta me të si ju, as nuk janë aq eksperte burrash sa mendojnë…
Përjashtime: Shoqja juaj është e ditur si Dalai Lama, apo 20 vjet miqësi, kanë provuar se 95% e atyre që ju ka thënë, ka dalë… Në këtë rast, jeni e detyruar ta dëgjoni.

10. Qimet nuk e pengojnë dashurinë…
…ashtu si gjethja e sallatës që ka ngecur mes dhëmbëve nuk e prish gjithë buzëqeshjen. Ose aty afër… Sido që të jetë, mos e gjykoni tjetrin ose veten shumë ashpër në takimin e parë: Një njollë në bluzë, një fije çorapesh e hequr, një fjalë e thënë pa vend, një gafë, një rrëzim, një gurgullim zorrësh i pavullnetshëm që prish qetësinë romantike të natës… Është njerëzore dhe, mbi të gjitha, janë këto mungesa përkryerje që joshin, apo jo?
Përjashtime: Nëse incidenti është aq i turpshëm se nuk mund të shkruhet në këta rreshta, domethënë, gjithçka që ka lënë një gjurmë të pashlyer në retinën e tij, mendjen, apo dhomën e tij…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Menaxherja dhe striptistja më e mirë shqiptare, Anna Getti Arrij gjithçka që dua!

Next Post

Shota Baraliu: Kam ndryshuar... të tjerat më ndjekin

Advertisement