Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të lë me pasoja operimi i tiroides?

– Kam dëgjuar se operacioni i tiroides të lë me pasoja. A është e vërtetë kjo gjë? Babait tim 50 vjeç i kanë thënë ta heqë tiroiden, por ai ka edhe një problem tjetër, se ka edhe diabet. Si veprohet në raste të tilla? Faleminderit.
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – Duke ju falënderuar për pyetjen, ju shpreh që në fillim vlerësimin tim për mënyrën konçize të të pyeturit, por në të njëjtën kohë, edhe një vërejtje të vogël (vërejtje që e bëjmë shpesh) në lidhje me faktin se duhet të na kishit shkruar shumë të dhëna të tjera rreth diagnozës specifike që ka babai. Atëhere, po e nis shpjegimin nga fundi i pyetjes suaj, kur më thoni që i sëmuri vuan edhe me diabet dhe a përbën kjo problem për operacionin. Në të vërtetë, diabeti është sëmundje shumë e shpeshtë dhe shumica e diabetikëve nuk mbarin vetëm këtë sëmundje, por vuajnë edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Duke u marrë gjatë me të sëmurët diabetikë, na ndodh rëndom në praktikë që gjatë ecurisë së diabetit, këta të përballen edhe me sëmundje të tjera të rënda dhe kirurgjikale. Vlerat e larta të sheqerit te diabetiket bëhen shkas për mosfunksionimin e mirë të anestezisë dhe më vonë, në mosmbyllje të mirë të plagëve, pra, te diabetiket e kontrolluar keq, kirurgjia është relativisht e vështirë dhe komplikacionet në mosmbyllje dhe infektime të plagës, janë të pritshme.
– Kjo gjë vlen edhe në rastin e babait tuaj, pavarësisht se vuan me diabet. Siç sqaroni, ai ka një sëmundje të gjendrrës tiroide dhe kolegët kanë rekomanduar ndërhyrjen kirurgjikale. Atëhere, kirurgjia duhet realizuar sa më shpejt. Lidhur me pyetjen a lënë pasoja operacionet që kryhen në gjendrrën tiroide, ju sqaroj se kur zbatohen me përpikmëri të gjithë elementet e kurimit para dhe pas operacionit, mundësia që këto raste të kenë pasoja klinike është shumë e vogël ose pothuajse zero. Përsa i përket vetë ndërhyrjes, ndërhyrjet në tiroide konsiderohen ndërhyrje jo shumë të rënda, por sigurisht, kërkojnë nivel shumë të mirë të kirurgut përkatës. Në rastet kur për një apo disa arsye procedura e kryerjes së operacionit nuk shkon mirë, mundësitë më të mëdha që të ketë pasoja tek i sëmuri janë ikja e zërit ose ulja e tonit të zërit (kur kemi dëmtime të nervit që inervon kordat vokale) dhe së dyti, mund të kemi ngrirje të të gjithë trupit ose pjesëve të caktuara muskulare (gjë që vjen nga ulja e nivelit të kalciumit si shkak i heqjes së të gjithë gjendrës paratiroide). Mund të ketë edhe komplikacione të rënda se kaq, që kanë të bëjnë me dëmtime të enëve të gjakut, asfiksi, çrregullime të ritmit etj.
Të gjithë këto sa përmendëm më lart, janë shumë të rralla në klinika të specializuara kirurgjikale në botë, por edhe në vendin tonë. Rëndësi jetike për të sëmurët me tiroide ka fakti që ato duhen të jenë me funksion të ruajtur ose normal, në momentin që shkojnë për t’u operuar. Gjithashtu, pas operacionit, sërish do tentohet që të ruhet me barna niveli hormonal i hormoneve të tiroides sidomos në rastet kur kemi heqje të plotë të kësaj gjendrre. Në praktikë, gati gjysma e të sëmurëve që operohen për tiroide, e heqin gjithë tiroiden. S’duhet të harrojmë se këta të sëmurë shkojnë drejt operacionit për një problem madhor të gjendrrës tiroide dhe pas ndërhyrjes, ata vërtet e heqin problemin, por mbeten edhe pa hormonet e saj. Kjo kërkon që gjatë gjithë jetës, këta të sëmurë të marrin mjekim me hormone të tiroides në formë barnash. Në rast se nuk do të jenë të rregullt në marrjen e këtyre barnave dhe në ndjekjen e vazhdueshme nën kontrollin e specialistit, atëhere ka shumë mundësi që sëmundja të përsëritet dhe gjithashtu, mund të lindë nevoja për operacion së dyti. Shpresoj t’ju kem ardhur sadopak në ndihmë dhe t’i keni sa më të sakta përgjigjet e pyetjes tuaj. Të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Këpus flokët sa herë kam probleme

Next Post

Kam shumë dhimbje qafe

Advertisement