Kafshët
Një gruaje i nevojiten vetëm pesë kafshë në jetë: Një xhaguar në garazh, një tigër në shtrat, një vizon mbi shpatulla, një zog mes këmbëve dhe një gomar, që t’i paguajë të gjitha.
Mikrobet
Dy mikrobe takohen me njëri-tjetrin:
– Çfarë ke? Je sëmurë?
– Po, kam marrë penicilina…
Polici dhe taksia
Një polic shkon në Romë dhe, për të parën herë në jetën e tij, do të marrë një taksi, por për të evituar ndonjë surprizë të pakëndshme, para se të hipë, pyet se sa kushton.
– Varet nga koha… – i përgjigjet taksisti.
– Vërtet? Epo, e zëmë se do të ketë vranësira, por nuk do të bjerë shi…
Miqtë
Dy miq, takohen pas shumë kohësh.
– E di, kam blerë një shtëpi të re…
– Po gruaja, e la punën që bënte?
– …Kam blerë edhe një motoskaf që e përdor kur shkoj në shtëpinë që kam në bregdet…
– Po gruaja, e la punën që bënte?
– …për të mos folur për helikopterin që e bleva për ta përdorur kur jam vonë në takime…
– Po gruaja, e la punën që bënte?
– Më fal pak, po unë të tregoj për gjithë ato blerje interesante dhe ti prapë më pyet për gruan?
– Në fakt, desha të mësoja a e kishte lënë gruaja punën si prostitutë, po lëre fare, se e mora përgjigjen…
Në klasë
Mësuesi: – Kamila, sa vjeç jam unë?
– Rreth 40…
– Më vjen keq, por kjo është një përgjigje shumë e paqartë. Po ti, Franko, si mendon?
– 32, them unë…
– Jo! Mund ta gjesh ti, Beni?
– Po, patjetër, mësues. Ti je 36 vjeç!
– Uau, po si e gjete?
– Me matematikë, mësues. Unë kam një kushëri gjysëm budalla dhe ai është 18 vjeç…
Te mjeku
– Doktor, më dhemb shumë mëlçia!
– A pini?
– Po, po… ama do të paguaj unë, s’ka llafe!
Topi
Gjatë një ndeshjeje futbolli, topi fluturon dhe bie mbi një pulari. Gjeli i afrohet dhe e shikon me vëmendje. Pastaj, u drejtohet pulave:
– Të më falni ë, më vjen keq që jua them këtë, ama shikoni punën e kompanive rivale dhe të merrni pak shembull!
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)