Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Unaza e shoqes
– Kam parë në ëndërr një komshien time që tani është e fejuar. Pashë sikur ishim bashkë dhe unë i kërkova asaj unazën e fejesës për ta provuar. Ajo ma dha, unë e vendosa unazën e floririt që kishte një gur të zi, pashë që më ra tamam dhe i thashë se po e fotografoja dorën, sepse mendova t’ia tregoja familjes se çfarë unaze i kishin sjellë. Nuk më kujtohet pastaj në qoftë se e bëra foton. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?
– Përveç faktit që ju keni ndjerë njëfarë zilie brenda vetes ndaj kësaj vajze, keni menduar “po sikur të kisha qenë unë në vend të saj?!”. Domethënë, janë mendimet që ju kanë lindur në momentin që keni marrë vesh për fejesën e saj dhe ju janë shfaqur në këtë formë, në ëndrrën tuaj. Duhet të dini se fati është fat dhe çdokush merr fatin e vet, ndaj edhe ju jeni ende në kohë. Do të vijë edhe fati juaj, që do t’ju pëlqejë dhe do ta pëlqeni.

Nishane të bardha
– Në ëndërr pashë sikur u mblodh gjithë fisi te shtëpia ku jam rritur në Shqipëri, nuk e di për çfarë sebepi, por nuk ishte rrëmujë, të gjithë ishin të qetë dhe shtëpia më dukej më e madhe dhe më e re. Për një moment, u gjenda para detit; ishte i qetë, por jo i pastër. Herë shikoja nusen e dajës e herë më bëhej si nusja e dajës tjetër, që ka vdekur. Nuk e di pse u ndjeva shumë në siklet, seç kisha diçka që më mundonte dhe më zuri gjumi. Kur u zgjova, më kishin dalë ca nishane të mëdhenj të bardhë në disa pjesë të trupit, në fytyrë e në qafë dhe kur i hiqja, më linin poshtë 3 nishane të vegjël të zinj, që dukeshin si kokrra rrushi të thatë, por këto nuk i ndjeja. As kur i hiqja, nuk ndjeja dhimbje dhe as djegie.
– Në nëndërgjegjen tuaj, keni njëfarë malli dhe pengu nga e kaluara. Ndoshta ka lidhje me familjen tuaj, ndoshta me ju personalisht, por edhe nishanet janë pengje nga e kaluara, që nuk do ta keni të vështirë t’i largoni, përderisa keni parë që i keni hequr dhe nuk keni ndjerë dhimbje apo djegie. Thjesht ka ardhur momenti që të reflektoni dhe duke pastruar e sqaruar gjërat me veten tuaj në lidhje me të shkuarën, do të merrni në dorë të tashmen dhe ta shikoni me sy më optimist të ardhmen. Deti i qetë që keni parë, tregon momente të qeta që ju presin, ndërsa deti i papastër, është frika që keni para qetësisë që ju pret. Gjithsesi, jetojeni çdo moment dhe priteni me entuziazëm periudhën e qetë, sepse është reale, s’ka asgjë për t’u frikësuar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kanceri, përgjegjës për mbi një të katërtën e vdekjeve në BE

Next Post

A të ndihmon stërvitja për zhdukjen e migrenës?

Advertisement