Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Zëri i vajzës që dua
– M’u shfaq në ëndërr zëri i vajzës që akoma e dashuroj. Pashë sikur kërkoja ta dija nga ajo se çfarë i ndodhi dhe m’u bë sikur dëgjova zërin e saj që më thoshte: “Kam qenë sëmurë, o lal”, por nuk e pashë. Ç’do të thotë kjo ëndrra ime? Po kështu, ndodhesha në një shesh me bar jeshil, por isha i rrethuar me mure të larta e po më gjuanin me armë automatike njerëzit, sikur të ishin punonjës të shtetit. Më goditi një plumb e aty më doli gjumi, se u tmerrova. A mund të m’i shpjegoni ëndrrat e mia? Unë nuk para shikoj ëndrra, se edhe po qe se i shoh, nuk i mbaj mend…
– I nderuar lexues, së pari, uroj që të dilni sa më shpejt nga vendi ku më shkruanit që ishit. E dyta, kjo ëndërr, tregon mall për vajzën që doni akoma dhe dëshirë për ta takuar, për të qenë i lirë dhe pranë saj. Por ëndrra tregon edhe se në mënyrë telepatike, edhe vajza ju ka menduar, ndonëse nuk mund të themi se ushqen të njëjtat ndjenja si ju. Ju e mendoni shumë dhe shpresoni që një ditë ta takoni sërish. Pjesa tjetër e ëndrrës ka lidhje me gjendjen tuaj të tanishme; keni shumë shpresa, por njëkohësisht, ndiheni i pashpresë. Bari jeshil përfaqëson shpresën që një ditë gjithçka do të bëhet më mirë për ju, ndërsa muret e larta përfaqësojnë vendin ku ndodheni dhe mendimet tuaja pesimiste. Sa shpresoni, po aq edhe trishtoheni sepse nuk e dini se si do të shkojë. Goditja me plumb jo gjithmonë është një shenjë e keqe, përkundrazi, në rastin tuaj do të thotë që shumë shpejt do të ndiheni i çliruar nga mendimet negative, por duhet të bëni një përpjekje në drejtim të shtetit, për ta zgjidhur problemin tuaj.

M’u thye telefoni
– Kam parë mbrëmë në ëndërr sikur m’u thye telefoni e në fillim po qaja, por pastaj s’e vrava më mendjen. Kam nevojë për një përgjigje, se kam gjithë ditën që e mendoj…
– Një ëndërr e tillë tregon se do të keni një thyerje në miqësi. Me personin që flisni më shumë do të keni një debat të lehtë, por kjo do t’ju bëjë që të lëndoheni shpirtërisht. Ndoshta nuk do t’ia shprehni atë çfarë ndjeni, por ju ama nuk do të ndiheni mirë. Është mirë të flisni për çdo gjë që ju shqetëson. Kështu, do të jeni edhe më të qartë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E dashura do që ta mbajë fëmijën

Next Post

Fantazitë erotike femërore... parë me syrin e burrave!

Advertisement