Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpiket droni i kyçit të dorës…

Një dron që mund të të ndjekë nga pas, të bëjë foto “selfies” dhe pastaj të kthehet në kyçin tënd, ka fituar çmimin prej 500 mijë $, të ofruar nga gjigandi i prodhimit të çipave, Intel. Ky dron i vogël, sa një orë, është quajtur Nixie, mund të mbahet në kyçin e dorës dhe është i pari dron i këtij lloji në botë. Kur pronari i tij fillon filmimin, ai shtyp një buton dhe droni hapet, shkëputet nga kyçi e fluturon mbi kokën e të zotit, duke ndjekur lëvizjet e tij, në saje të sensorëve të lëvizjes që ka. Nga kjo lartësi, ai mund t’i bëjë të zotit edhe foto “selfies”. Më pas, ai rikthehet në kyçin e tij, gjë që mund të kontrollohet duke përdorur disa gjeste të caktuara, ose të programohet me një afat të caktuar.
Droni në fjalë është shpikur nga doktori Kristof Kohstall, i Universitetit të Stanfordit, me kolegët Jelena Jovanoviç dhe Majkëll Nidermajër. Ai ka fituar konkursin vjetor të Intelit dhe është shpërblyer me një çmim prej 500 mijë dollarësh, në mënyrë që ekipi i shkencëtarëve të vërë në jetë projektin e vet. “Ne jemi shumë të lumtur dhe ndjehemi të nderuar” ka thënë Jelena Jovanoviç për MailOnline. “Qëllimi ynë është që ky dron të përdoret nga njerëzit që bëjnë sporte ekstreme, si për shembull, aplinistët. Ne ofrojmë shumë vlera dhe mendojmë se ai do të jetë pak më i shtrenjtë se një GoPro (kamera e vogël). Shpresojmë ta gjallërojmë tregun e kamerave”, ka thënë ajo.
Fituesi i çmimit të dytë, Open Bionics, u shpërblye me 200 mijë $ për printerin 3-D që kishte shpikur. Ky printer kishte kosto të lirë dhe ishte shumë efikas për të prodhuar produkte për njerëzit të cilëve u mungon një gjymtyrë, me kosto më pak se 1000 $.
Çmimi i tretë dhe 100 mijë $, iu dhanë ProGlove, një shoqërie që ofron një shpikje për uljen e stresit fizik në punë, duke përmirësuar ergonominë dhe duke reduktuar gabimet në vendin e punës. Ky konkurs është i hapur për të gjithë, duke filluar nga nxënësit e shkollës (13 vjeç e lart), dizenjuesit, inxhinierët dhe novatorët. Shpërblimi jepet që të ndihmojë fituesit të hedhin shpikjet e tyre në treg. Ndër produktet finaliste, ishin një jastëk që u shërbente bebeve të lindura para kohe të dëgjonin të rrahurat e zemrës së nënës në inkubator dhe një varëse që përdor pulsin e gjoksit të çiklistëve, për t’u dhënë atyre drejtimin nga duhet të shkojnë, në mënyrë që të mos kenë nevojë të shohin smartphone-in e tyre. Samsung Electronics, Motorola dhe shoqëri të tjera teknologjike, po punojnë për të hedhur në treg ora të lidhura me kompjuterin apo celularin, por më tërheqëse për konsumatorët janë ato që mund të mbahen në trup, si ora, varëse, etj. Apple planifikon të shpikë një smartvvatch në vitin 2015.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fotografitë mahnitëse të Titanit, satelitit të Saturnit

Next Post

BARCALETAT E SE SHTUNES

Advertisement