– Kam bërë një abort para një viti. Dua të di, a është e rrezikshme të përdorësh kontraceptiv për të mos ngelur më shtatzënë?
– Nëse gjithçka e merrni me këshillën e mjekut që ju ndjek, nuk ka asnjë problem. Përdorimi i kontraceptivëve pas një aborti, nuk ka ndonjë problem, vetëm se, siç ju thashë më sipër, duhet të konsultoheni me një mjek specialist për mënyrën e përdorimit. Përveç të tjerave, përdorimi i prezervativit është një zgjidhje për t’u mbrojtur nga shtatzanitë e padëshirueshme.
– Çfarë ndryshimi psikologjik ka një person që është i virgjër, nga një tjetër që kryen marrëdhënie seksuale më shpesh? Klevi
– Është një pyetje që do të ishte mirë t’ia bënit ndonjë psikologu, sepse i shkon më shumë për shtat një fushe të tillë. Megjithatë, po ju them se një person që kryen marrëdhënie seksuale të rregullta, por të shëndetshme me personin e zemrës, është më i qetë psikologjikisht, më i relaksuar dhe më mirë nga ana fizike. Një person i virgjër ka më shumë tendencën për të pasur frikë nga gjithçka. Është një temë e gjerë, të cilën, siç ju thashë, duhet ta diskutoni me një psikolog.
– Pse partneres sime nuk i pëlqen të bëjë eksperimente në seks? Ajo është shumë monotone.
– Atë pse-në duhet ta zbuloni vetëm ju sepse varet dhe nga eksperimentimet që i ofroni ju asaj. Pastaj, vetë femrat në jetën e tyre të përditshme qoftë në fushën e gatimit, apo në të jetuar bëjnë eksperimente, por kur vjen fjala te marrëdhëniet seksuale, ato janë më të rezervuara nga veta natyra e tyre e brishtë dhe paksa më e ndrojtur sesa e meshkujve. Ndryshimet nuk janë aspak të rrezikshme në një marrëdhënie seksuale, por mënyra se si ia servirni, duhet të jetë e ngrohtë, që ta mendojë si diçka normale.
– Unë jam shtatzënë. Doja të dija nëse marrëdhëniet seksuale janë të rrezikshme në kushtet e mia…
– Në qoftë se keni një shtatzani normale, nuk keni pse të shqetësoheni. Do të konsideroheshin të rrezikshme në rastet kur rrezikoni ndonjë abort apo lindje të parakohshme. Për çështjen e marrëdhënieve seksuale, duhet të flisni me mjekun që ndjek shtatzaninë tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *